MATURA SHTETËRORE 2019

Nga 36 mijë maturantë, asnjë me mesatare 10

Ndonëse nuk ka asnjë maturant që i mori 10 të gjitha provimet e maturës shtetërore ka 10 maturantë që kanë dalë me mesataren 9.8.

Nga 36 mijë nxënës që përfunduan maturën shtetërore 2019 ka një numër të larte të atyre që arritën rezultate shumë të larta. Ndonëse nuk ka asnjë maturant që i mori 10 të gjitha provimet e maturës shtetërore ka 10 maturantë që kanë dalë me mesataren 9.8.


Në dhjetëshen e më të mirëve, të cilët kanë shpërndarë në qytete të ndryshme të vendit 2 janë djem dhe 8 të tjera vajza.


Por pavarësisht ngarkesës që ka matura shtetërore dhe këtë vit pati edhe ndryshime në kurrikula sërish rezultatet duken të mira pasi janë 382 maturantë me mesatare mbi 9.5.


Tanimë maturantët janë në fazën e pritjes së rezultateve për tu renditur fitues në universitet. Dy ditë më parë u mbyll procesi i aplikimit dhe rezultatet publikohen në 1 shtator.



(Portali Shkollor)

3,892 Lexime
5 vjet më parë