Nëna, institucion edukimi
Një fjalë, që në shqiptimin e saj duket e thjeshtë, e gjithë kjo e përbërë prej dy shkronjave, por në vetveten e saj ngërthen një institucion edukimi të paarritshëm gjatë gjithë historisë së njerëzimit.
Një fjalë, që në shqiptimin e saj duket e thjeshtë, e gjithë kjo e përbërë prej dy shkronjave, por në vetveten e saj ngërthen një institucion edukimi të paarritshëm gjatë gjithë historisë së njerëzimit.
Nëna është institucioni i parë i edukimit, e cila vë bazat dhe themelet e edukimit ndër gjenerata. Është emri i parë, i cili shqiptohet nga gjuha e fëmiut, jo vetëm për shkakun e lehtësisë në shqiptim, por për shkak të rëndësisë së kuptimit që bart. Krejt kjo nuk është koeçidencë, ngase vetë përgatitja e saj për lindje, pastaj mbajtja me nder e fëmijës përgjatë nëntë muajsh, duke mos e konsideruar si barrë, më pas procesi i lindjes dhe marrja e përgjegjësisë së edukimit të fëmijës, jo për tu ndalur këtu, por ta vazhdoj këtë mision gjer në vdekje. Pas gjithë kësaj themi: "A ka mision më të madh se ky?" Përgjigja do jetë: "Jo, dhe një million herë jo".
Konsiderimi i njërit ndër titujt më sublim i institucionit nënë është padyshim i pamohueshëm, gjë për të cilin bien në pajtueshmëri të gjithë ata që kanë një çikë mend. Respekti që gëzon ky institucion i ngritur mbi themelet e mëshirës dhe edukimit të pashoq, jo vetëm që lë për të dëshiruar, por është alarm mjaft shqetësues. Fuqishëm duhet të kërkojmë, që ky institucion ta gëzoj respektin që e meriton. Përdhosja e këtij institucioni e çfarë do mënyre dhe forme qoftë është e papranuar dhe e refuzuar kategorikisht.
Nëna, si institucion edukimi është shkolla e vetme e cila na shoqëron përgjatë gjithë jetës, notat e saja janë reale, orët me të bëhen minuta, vitet bëhen orë, dekadat bëhen vite...Përqafimi më i ngrohtë, puthja më e këndshme, diplomimi më me vlerë... Kujtimet me të lënë gjurmë të pashlyeshme, sa me mallëngjim i kujtojmë...
E po, ja që, sa pak fjalë u thanë, ja sa na kthyen në kohë. Koha ecën, të punojmë, duke akumuluar energji nga kujtimet që i kujtuam, që më pas të jemi në shërbim të këtij institucioni përherë.
(ILAZ Hajra - Lumi)
Festojmë 28-29 nëntorin!
Ese: Mjedisi dhe njeriu
Festat e Nëntorit, format që zgjodhën nxënësit për të treguar dashurinë ndaj atdheut të tyre