Miratohet marrëveshja për hapjen e Kolegjit të Evropës në Tiranë
Kampusi i Kolegjit të Evropës në Tiranë do të ofrojë një program akademik të në standarde evropiane për studentët dhe profesionistët nga Shqipëria, rajoni i Ballkanit Perëndimor, Bashkimi Evropian, dhe më gjerë dhe do të hapë ciklin e studimeve duke filluar nga ky vit akademik.
Këshilli i Ministrave të Republikës së Shqipërisë, i hapi rrugë sot ngritjes së Kampusit të Kolegjit të Evropës në Tiranë, me miratimin e marrëveshjes së nënshkruar në qershor të vitit të kaluar mes Ministres së Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu dhe rektores së Kolegjit Evropian Federica Mogherini.
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu tha pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë, se kjo marrëveshje, e cila ka për qëllim të nxisë bashkëpunimin në sektorin e arsimit të lartë dhe ekspertizën në fushën e studimeve evropiane në Shqipëri dhe më gjerë, paraqet një mundësi të jashtëzakonshme për Shqipërinë për të rritur prezencën e saj në arsimin ndërkombëtar dhe për të forcuar më tej integrimit e programeve studimore me vendet anëtare të BE-së.
“Kemi miratuar një vendim të rëndësishëm për sa i përket dimensionit Evropian të arsimit të lartë, marrëveshjen që bën të mundur hapjen e degës së Kolegjit të Evropës në Tiranë. Hapja e Kampusit të Kolegjit të Evropës në Tiranës do të jetë i treti pas Brugge dhe Natolin dhe kjo jo vetëm që shënon një partneritet strategjik të Shqipërisë dhe institucioneve evropiane, por nga ana tjetër i hap mundësinë studentëve profesionistëve të Shqipërisë por edhe të rinjve të Ballkanit Perëndimor edhe më gjerë, për të studiuar në Tiranë në degën e Kolegjit të Evropës.”, tha Manastirliu.
Kampusi i Kolegjit të Evropës në Tiranë do të ofrojë një program akademik të në standarde evropiane për studentët dhe profesionistët nga Shqipëria, rajoni i Ballkanit Perëndimor, Bashkimi Evropian, dhe më gjerë dhe do të hapë ciklin e studimeve duke filluar nga ky vit akademik.
“Dega e Kolegjit të Evropës në Tiranë do t’i hapë studimet për ciklin e studimeve në 2024-2025 në këtë vit akademik. Qeveria shqiptare është e angazhuar që nëpërmjet kësaj marrëveshje të iniciojë gjithashtu edhe të mbështesë të gjitha aspektet që kanë të bëjnë me ndërtimin e Kampusit të Kolegjit të Evropës në Tiranë dhe gjithashtu do të financojë deri në 5 bursa vjetore të studentët shqiptarë”.
Ministrja e konsideroi si një ngjarje historike për vizion e qeverisë për ndërkombëtarizimin e Universiteteve tona.
“Sigurisht kjo është një ngjarje historike. Për herë të parë një filial i një Kolegji prestigjioz hap degën e tij në Shqipëri jo vetëm për çfarë do të sjellë ky kolegj në aspektin akademik në Shqipëri në funksion të vizionit tonë për ndërkombëtarizimin e arsimit të lartë dhe për vijimin e programeve tona për hapjen e degëve të Universiteve më prestigjioze.”
© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
Hartimi i projektit kurrikular
Rritja e pagave të punonjësve të arsimit dhe udhëzime për zbatimin e Vendimit të Këshillit të Ministrave
Letër e hapur për prindërit, mësuesit e institucionet: Për të mos neglizhuar asgjë në edukim!