Ministrja Kushi u përgjigjet prindërve: Vendimi për turnet i përkohshëm, 78% e shkollave po zhvillojnë mësim normalisht
Nisur nga shqetësimi i prindërve dhe i opinionit publik për zhvillimin e mësimit me turne në shkolla, Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi është prononcuar sot duke thënë se turnet do të jenë të përkohshme dhe se në 78% të shkollave në të gjithë vendin mësimi po zhvillohet normalisht, pa turne.
Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi nisur nga shqetësimet e prindërve për mënyrën e zhvillimit të mësimit në përputhje të plotë me protokollin e shëndetësisë, ka publikuar një status kur shprehet se:
“Nisur nga shqetësimi i prindërve dhe i opinionit publik për zhvillimin e mësimit me turne në shkolla, dua të saktësoj që në 78% të shkollave në të gjithë vendin mësimi zhvillohet normalisht, pa turne dhe me kohëzgjatje të orës mësimore prej 45 minutash”.
Ajo më tej shton se në qendrat e qyteteve, ku numri i nxënësve është më i lartë dhe bëhet e pamundur ruajtja e distancës mes nxënësve në klasë, është i detyruar aplikimi i mësimit me turne, për të mos lejuar përhapjen e infeksionit mes nxënësve dhe mësuesve.
Ministrja Kushi ka shprehur edhe se vendimi aktual është i përkohshëm, vetëm për situatën aktuale të pandemisë, ndërkohë që Komiteti i Ekspertëve e vlerëson situatën dhe merr vendime në mënyrë të vazhdueshme. Prandaj, nisur edhe nga niveli i lartë i vaksinimit të mësuesve (71% me dy doza dhe 17% me një dozë) shpresojmë që të kthehemi sa më shpejt në normalitet në shkollat tona.
Ministrja Kushi e mbyll statusin e saj duke falënderuar mësuesit dhe prindërit për durimin dhe mirëkuptimin në këtë situatë të zhvillimit të mësimit.
© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
Sugjerime për përmirësimin e udhëzimit mbi ndalimin e telefonave celularë në mjediset shkollore
Hartimi i projektit kurrikular
Buxheti 2025 për arsimin dhe sportin rritet me +18%