
Hapen aplikimet për provimin e licencës 2025, regjistrimet mbyllen më 14 prill
QSHA hap aplikimet online për Provimin e Shtetit për mësuesit, Sezoni XX, nga 7–14 prill në e-Albania. Pas dorëzimit të dokumenteve dhe pranimit, kandidatët hyjnë në testimin për punësim. Kalendari me datat dhe orarin e provimit do të publikohet së shpejti.
Qendra e Shërbimeve Arsimore (QSHA) ka shpallur hapjen e aplikimeve për pjesëmarrjen në Provimin e Shtetit në profesionin e rregulluar të mësuesit për Sezonin XX. Aplikimi do të realizohet ekskluzivisht online përmes platformës e-Albania, nga data 7 deri më 14 Prill 2025.
Kandidatët e interesuar duhet të përdorin shërbimin “Aplikim për provim shteti” në platformë dhe të ngarkojnë këto dokumente:
- Diplomën/diplomat përkatëse të studimeve;
- Dëshminë e përfundimit të praktikës profesionale me kohëzgjatje të përcaktuar;
- (Në raste të veçanta) dokumente për njohjen e diplomës nëse është marrë jashtë shtetit ose në institucione të mbyllura;
- Faturën e pagesës për provimin, pas njoftimit për pranimin nga DRAP.
Për shtetasit e huaj, aplikimi bëhet duke përzgjedhur opsionin “shtetas i huaj” në platformën e-Albania dhe plotësuar të dhënat përkatëse.
Kandidatët do të njoftohen për çdo hap të procesit përmes email-it dhe portalit, ndërsa statusin e aplikimit mund ta gjurmojnë në kohë reale me kodin unik të gjurmimit.
Kalendari i detajuar dhe orari i provimit për çdo kandidat do ta publikojmë së shpejti, pasi të dalë zyrtarisht nga QSHA.
Orari është i pandryshueshëm, prandaj kandidatët këshillohen të kontrollojnë listat emërore dhe të kontaktojnë ZVAP/DRAP në rast pasaktësish.
Kujdes: Kandidatët duhet të paraqiten 30 minuta para provimit, të pajisur me mjet identifikimi origjinal. Gjatë provimit, ndalohen celularët, komunikimi mes kandidatëve, lëvizja nga vendi i caktuar, si dhe konsumimi i ushqimeve apo duhanit.
Kandidatët që e kalojnë me sukses këtë provim, mund të marrin pjesë menjëherë në testimin e informatizuar për punësim në institucionet arsimore publike të arsimit parauniversitar.
Programet orientuese dhe fondet e pyetjeve janë të publikuara në faqen zyrtare të QSHA-së: www.qsha.gov.al, ndërsa për testimin e informatizuar mund të konsultohen materialet në faqen e ASCAP: www.ascap.edu.al.
© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
QSHA: Regjistrimet për licencën e mësuesisë deri më 7 prill, provimi do të zhvillohet në muajin maj, ja procedurat
Hapen dy klasa mësimore me teknologji të avancuar për fëmijët e shtruar në Spitalin Pediatrik në QSUT
Starton PISA 2025 në Shqipëri: Mbi 6 mijë nxënës në testim, masa të reja për mësuesit dhe nxënësit