Mësuesi Ervin Nezha: Para se të jetë vonë...
Të gjithë e dinë që mësuesi nuk është magjistar që autoritetin t'a vendosi me shkop magjik, sepse mësuesi nuk ka më në anën e tij asgjë dhe meqë hoqëm notat, hoqëm dënimin, hoqëm përjashtimin, hoqëm shpjegimin le të heqim edhe shkollën dhe le të rrimë të gjithë palët rehat.
Tanimë, u bë sa vjet, që herë me demagogji dhe herë me terminologji të re, herë me rezultate e herë pa rezultate të matshme gjithëkush e ka të qartë se për vite me radhë, sistemi ynë shkollor, aplikoi një kurrikul të re, ku ndër të tjera synohej forma aktive e të nxënit, pra përmes metodave ndërvepruese nxënës- mësues. Paralel me këtë u synua edhe demokratizimi i mjedisit të shkollës, ndalimi kategorik i dhunës qoftë fizike, qoftë verbale të punonjësit arsimor ndaj nxënësit, kanosjes, shtrëngimit për rezultate etj.
Sigurisht që kjo është gjë shumë e mirë, sepse të themi atë që është, sot fenomeni i dhunës së mësuesit karshi nxënësit është minimizuar.
Po me mësuesin çfarë ka ndodhur?
Në emër të demokratizimit të shkollës dhe qasjes liberale ndaj shkollës po ndodh edhe një fenomen, i cili po e rrënon shkollën si institucion. Prej vitesh tashmë, të drejtat e mësuesit po numërohen me gishtat e dorës ndërsa për nxënësin nga viti në vit, këto të drejta shtohen e shumohen dhe tashmë duhen numëruar me numratore.
Kjo bën që shkolla e sotme të mos i ngjajë një institucioni hierarik, i ngritur në bazë të vlerës, respektit të ndërsjelltë të pozicionit dhe kontributit, por një anarkie ku gjithëkush përveç punonjësit arsimor, mund t'a tejkalojë cakun sa t'i dojë qejfi. Ndryshe po e ndalove ta kalojë këtë cak, simbas kurrikulës e streson, i shkakton mërzi dhe e fyen. Kurse punonjësi arsimor çuditërisht nuk u ndjenka i stresuar, i fyer dhe i mërzitur. Më keq akoma.
Sot punonjësi arsimor ndjehet i papërkrahur, i presionuar, i presionuar nga ministriá e vet, me ligjet dhe nismat që e ndërrojnë dhe zëvendësojnë njëra -tjetrën pa zënë muaji -muajin, nga media që e etur për lajm interesohet për çdo mësues kriminel, por nga ana tjetër nuk ka asnjë interes të promovojë punën e një mësuesi të ndershëm, i presionuar nga prindi, për të cilin fëmija e tij është “gjeni”, në mos qoftë gjeni domosdoshmërisht do jetë “shenjtor", vetëm se fajet ia kanë mësuesit që nuk bëhet as gjeni e as shenjtor, dhe nga nxënësi që me aq sa lexon, shikon, e dëgjon e ka kuptuar se mësuesi kryqëzohet kollaj. Mjafton vetëm ta shkeli pak, ose të provokohet pak. Puna mund të arrijë deri aty sa bije fjala, prindi mund t'i tregojë mësuesit i ç'vështërie duhet të jetë një test, apo ç’ metodë didaktike duhet të ndjekë në klasë. Sikur të mos mjaftonte kjo, mësuesi nuk mund të aplikojë në shkollë asnjë formë dënimi, kur dihet se shtetet me sistem arsimor shumë të zhvilluar e aplikojnë me shumë sukses dënimin si formë pagimi, ndaj asaj që ke dëmtuar.
Përshembull sipas legjislacionit tonë arsimor, nëse një nxënës nxjerr telefonin në orën e mësimit, t'i si mësues, duhet ta bindësh që të mos e mbaj aty dhe nuk ke të drejtë ta konfiskosh këtë telefon për një kohë të caktua si masë dënimi.
Po t'a bësh këtë, ka gjasë në rastin më të mirë të vuash presionin e nxënësit ose prindit. Në rastin më të keq, puna shkon më lart.
Pra, ky lloj demokratizimi, i ngritur mbi premisa të rreme, mos themi patetike, krijon një marrëdhënie utopike, pasi praktikisht është i pamundur dhe i vendos kazmën shkollës. Mësuesi autorizohet ta vendosi autoritetin vetëm përmes figurës së tij, pra njëlloj sikur të lëshosh një polumbar pa mjete në mes të detit dhe t'i thuash, tani dil në breg.Të gjithë e dinë që mësuesi nuk është magjistar që autoritetin t'a vendosi me shkop magjik, sepse mësuesi nuk ka më në anën e tij asgjë dhe meqë hoqëm notat, hoqëm dënimin, hoqëm përjashtimin, hoqëm shpjegimin le të heqim edhe shkollën dhe le të rrimë të gjithë palët rehat.
Nga Ervin Nezha, mësues&shkrimtar
© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
Tronditjet në shoqërinë tonë shqiptare/ Përse të rinjtë po rriten “të mbyllur” në një shoqëri të hapur?
Prindërimi i suksesshëm, sfida më e madhe e familjes së sotme!
Për t'u edukuar nuk mjafton arsimimi