SHKRIM

Mësimi, ky burrë babaxhan

Mësimi, ky burrë babaxhan dhe i pashoq nuk përzihet me punët e të tjerëve, porsa flet me zhdërvjellësi pa iu marrë asnjëherë fryma. Na dukej bukur, në ato momente, të kishe një mësues si mësimi.

Kemi mbetur pas në 2017. Skemi kohë. Jemi ende në kohën kur këshillat mund t’i pranojmë vetëm prej vrasësve ose ilegalëve të shtirur bukur (pra, aktorëve). Stilolapsat, letrat e qurreve dhe bishtat e cigareve të pista nuk mjaftojne kurrë. Kemi kohën e nevojshme për të gjitha, por nuk mjaftohemi dot as me bollekun.

“E dëgjuat lajmin?” – foli njëri. 

“C’ka ngjarë tani?” – përgjigjet. 

“Lumi Maori në Zelandën e re sapo mori titullin e personit juridik.” 

“Mos më thuaj!” 

“Po, po! Pse, c’kujtoje ti? Madje, shkruhej më tej në një artikull që lexova pak më parë në telefonin tim të mencur se qeveritë do fillojnë t’i japin titullin e personit juridik edhe fushave, maleve, kodrinave po ashtu!” 

“C’kohë e bukur për të qenë gjallë!” 

“Jeni dakort more shokë?”


Biseda mbaron me thirrjen për bukurinë e të qenurit gjallë, për shëndet të mirë në të ardhmen ose për prosperitet të mëtutjeshëm në karrierë. Kjo “mëtutjeshëm” na shkaktonte shpesh humor të madh në klasë, sepse qe një fjalë komike për ne si Shqiptarë autoktone në tokën tonë më të huazuar nga Maqedonasit Veriorë. E megjithëatë, nuk e venim shumë në dukje përballë profesorëve, te cilët sigurisht edhe muns të ishin vënë ne siklet me të qeshurin tonë. 


Dikush se pse rrëmon në cantë për të nxjerrë patllaken e telefonit të mencur, ose “smartphonin” në gjuhë më të përgjithshme teknike. Mësimit here i vjen gjum, herë i mbyllen sytë për të fantazuar dominancë hierarkike. Por pas disa orvatjesh të kota, dështon dhe nuk akuzohet më për zhurmën. Mësimi, ky burrë babaxhan dhe i pashoq në nobilitetin e tij, ka krahë të mëdhenj, sy të gjelbert dhe hundë topolake, mbi ca vetulla nën sy e qerpikë mbi duar. Ai nuk përzihet me punët e të tjerëve, porsa flet me zhdërvjellësi pa iu marrë asnjëherë fryma. Na dukej bukur, në ato momente, të kishe një mësues si mësimi. 



(Rea Shundi; Portali Shkollor)

3,890 Lexime
5 vjet më parë