"Më bëj krenar, Drini!"
Kjo që ju po lexoni është një letër që Drini i ka shkruar vetvetes. I çiltër dhe i sinqertë Drini i kërkon Drinit mbështetje në çdo kohë dhe i premton që nuk do ta zhgënjejë asnjëherë! Po ju çfarë do i shkruanit vetes?
Letër vetes
E kush tjetër pos teje është këtu për të më dëgjuar?
Kush vallë?
Të shkaktoj dhimbje?
Po, e di. Po të njëjtën sikur ti e ndjej dhe unë. Mos vallë harron gëzimet dhe lumturinë që kemi shansin t‘i përjetojmë bashkë?
Dje, sot, nesër përsëri bashkë jemi. Shpesh të harroj dhe s‘të shkruaj. Nuk të jap vëmendjen e duhur duke të ndihmuar dhe duke të flijuar ty sa herë është nevoja.
Të duket sikur të lë anash e nuk interesohem për ty?!
Shpesh një zë i brendshëm po më flet e më thotë që veç kur kam nevojë apo ndonjë brengë të shkruaj, por jo, sigurohu që sot të shkruaj sepse dua, dua t‘i shpalos të mirat dhe të këqijat me ty, sukseset dhe dështimet përsëri me ty, vlerën ta dalloj nga jovlera përsëri përmbi supet e tua. Ti je personi i cili më njeh më mirë se çdo kush, më kupton çdo lëvizje, çdo mimikë qoftë edhe çdo lëvizje të bebëzës së syrit ma kupton ti dhe vetëm ti.
Ai që njeh anën time të fshehtë atë anë që ndonjëherë as unë se di se e kam, dua të të tregoj se do të bëj krenar që je pjesë e imja dhe e këtij rrugëtimi të stërmbushur me ujëra që përjetojnë baticën dhe zbaticën çdo mëngjes.
Do të jesh ti ai që gjatë këtij udhëtimi të gjatë e të pa fund do më gjendesh afër, do të jesh në krahun tim dhe normal që do të jesh kritiku i vetëm që do të dojë më të mirën për mua.
Ai i cili do të ketë shansin të festojë me mua dhe të vuaj përsëri me mua.
Dua të të tregoj se do të bëj krenar dhe dua që edhe ti mos më zhgënjesh. Dua të jesh krahu im i përjetshëm dhe më i forti !
Më bëj krenar, Drini!
Drin Tateshi
Nxënës në shkollën Wilson – Tetovë
(Nga Xhemazije Rizvani, Portali Shkollor)
Shkollat e kopshtet në Shqipëri, Kosovë dhe Diasporë “vishen” kuqezi për festat e Nëntorit
Orë digjitale në lëndën Letërsi XI
Urim për nxënësit e mi!