Qendra e Trajnimeve Albas

Më 27 prill trajnimet zhvillohen në Tiranë

Paralelisht me trajnimet që do të zhvillohen në qytete të ndryshme, moduli “Përfshirja e nxënësve me aftësi të kufizuar në arsimin gjithëpërfshirës” do të zhvillohet në datën 27 prill në Tiranë në ambientet e Qendrës së Trajnimit Albas.

Qendra e Trajnimeve Albas ka përfunduar me sukses trajnimet e para në disa qytete të vendit për tre modulet: “Përfshirja e nxënësve me aftësi të kufizuar në arsimin gjithëpërfshirës”, “Menaxhimi i klasës” dhe “Mësimdhënia në kurrikulat e reja”.  


Paralelisht me trajnimet që do të zhvillohen në qytete të ndryshme, moduli “Përfshirja e nxënësve me aftësi të kufizuar në arsimin gjithëpërfshirës” do të zhvillohet në datën 27 prill në Tiranë në ambientet e Qendrës së Trajnimit Albas, në adresën autostrada Tiranë-Durrës, km 4. 


Moduli është i akredituar nga Instituti i Zhvillimit të Arsimit dhe përmban 1 kredit. Trajnimi për këtë modul kushton 2 mijë lekë dhe pagesa kryhet në çdo degë të Raiffaisen Bank pasi të kryeni procesin e regjistrimit.


Moduli “Përfshirja e nxënësve me aftësi të kufizuara në arsimin gjithëpërfshirës” trajton çështjet e mëposhtme:

• Kuptimi mbi përfshirjen e fëmijëve me AK, këndvështrimi historik, kërkesat ligjore dhe integrimi i saj si një domosdoshmëri e sistemit të edukimit dhe fëmijëve në vështirësi për t’ia dalë.

• Fëmijët me aftësi të kufizuar: llojet, vlerësimi, trajtimi, aktorët pjesëmarrës në vlerësim dhe trajtim. Sfidat dhe dilemat në përfshirje. 

• Vlerësimi i nevojave të fëmijëve me AK dhe ardhja në ndihmë e këtyre nevojave me programe te dedikuara. Programet e Edukimit Individual (PEI) dhe zhvillimi i objektivave brenda klasës. Teknikat dhe shkathtësitë e mësueseve në realizimin e objektivave.


Është e rëndësishme që ju të regjistroheni në sistem, pra: të klikoni në https://trajnime.arsimi.gov.al/ ose të na kontaktoni ne në: 0697070480 ; 0697098026 ; 0692058402 ose në adresën [email protected]


Mbetemi në kontakt për çdo paqartësi apo nevojë që ju keni nëpërmjet numrave të telefonit dhe adresës së e-mailit. 


(Portali Shkollor)

4,018 Lexime
6 vjet më parë