TRAJNIM ONLINE

QTPA, trajnim me kredite për modulin "Mendimi kritik dhe krijues: aftësitë e zgjidhjes së problemeve"

Qendra e Trajnimeve dhe Projekteve Albas, do të zhvillojë më 3 qershor trajnimin me kredite për modulin "Mendimi kritik dhe krijues: aftësitë e zgjidhjes së problemeve", me trajner Gentiana Koçi. Më poshtë gjeni detajet e këtij trajnimi dhe formularin online të regjistrimit.

Qendra e Trajnimeve dhe Projekteve Albas, do të zhvillojë në datën 03.06.2023 trajnimin për modulin: 


"Mendimi kritik dhe krijues: aftësitë e zgjidhjes së problemeve"


Trajner - Gentiana Koçi


Moduli synon: Moduli synon zhvillimin profesional të mësuesve të arsimit parauniversitar në lidhje me aftësitë e të mendimit kritik e krijues, si dhe me rrugët dhe strategjitë mësimore për zhvillimin e këtyre aftësive te nxënësit.


Moduli trajton:


Seanca 1: Mendimi kritik dhe krijues 

Seanca 2: Teknika të mendimit kritik

Seanca 3: Teknika të mendimit krijues

Seanca 4: Harmonizimi i teknikave në situata të stimuluara

Seanca 5: Mendimi kritik dhe krijues përmes historive

Seanca 6: Vlerësimi i mendimit kritik dhe krijues


Përfituesit nga trajnimi:

  1. Mësues të arsimit fillor 
  2. Mësues të AMU/AML 
  3. Drejtues shkollash 
  4. Specialistë të ZVA-ve

 

Ky trajnim ka 1 kredit dhe është i akredituar nga ASCAP dhe MAS për mësuesit e sistemit parauniversitar. Ai është i barazvlefshëm në 18 orë trajnim (9 orë trajnim/ 9 orë përgatitje dhe përpunim njohurish).


Trajnimi zhvillohet online në platformën Zoom. 


Për regjistrim linku i mëposhtëm:

https://trajnime.arsimi.rash.al/Trajnimes/Createmesuseregister/69772?d=06%2F03%2F2023%2000%3A00%3A00


Pagesa për trajnimin është 1500 lekë të reja.

Pagesat kryhen përmes llogarisë bankare të Albas. 


Për më tepër informacion, mund të kontaktoni në numrin e sekretarisë 0697070480, ose në adresën e e-mailit: [email protected]



© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

3,684 Lexime
1 vit më parë