QENDRA E TRAJNIMEVE ALBAS

Qendra e Trajnimeve Albas organizon trajnim në Kosovë për mësimdhënësit e arsimit fillor të lëndës Gjuhë shqipe, moduli “Mësimdhënia në kurrikulat e reja”

Qendra e Trajnimeve dhe Projekteve Albas (QTPA): Në datën 22 Janar 2022, ora 10.00-13.00 do të zhvillohet trajnimi online falas në mbështetje të mësimdhënësve të Kosovës, që i përkasin arsimit fillor për lëndën e Gjuhës shqipe (Albas).

Qendra e Trajnimeve Albas, e akredituar nga Ministria e Arsimit në Shqipëri, ka veprimtari të gjerë trajnimi në Shqipëri. Ajo zhvillon trajnime të ndryshme në fushën e arsimit dhe synon t’u vijë në ndihmë mësimdhënësve në Kosovë përmes përvojës së saj dhe trajnerëve të kualifikuar.



Në datën 22 Janar 2022, ora 10.00-13.00 do të zhvillohet trajnimi në mbështetje të mësimdhënësve të arsimit fillor për lëndën e Gjuhës shqipe (Albas). Trajnimi do të zhvillohet nga autorët e teksteve, duke synuar lehtësimin e punës për përdorimin e tekstit dhe zbërthimin e strukturës së tij.  


Moduli Mësimdhënia në kurrikulat e reja për lëndën e gjuhës shqipe në arsimin fillor, klasat 1-5,  trajton çështjet: 

- mësimdhënia dhe nxënia me nxënësin në qendër dhe gjithëpërfshirja; 

- mësimdhënia dhe nxënia e bazuar në qasjen e integruar dhe koherente; 

- mësimdhënia dhe nxënia e bazuar në arritjen e kompetencave; 

- mësimdhënia dhe nxënia e diferencuar; 

- mësimdhënia dhe nxënia e bazuar në çështje/tema ndërkurrikulare 

- mësimdhënia dhe nxënia e bazuar çështje jashtëkurrikulare;

- ç’kuptojmë me rezultatet e të nxënit?;

- materialet mësimore;

- vlerësimi në mësimdhënien me kompetenca;


Trajnimi zhvillohet online në platformën Zoom. Është pa pagesë. 


Për të marrë pjesë në trajnim, plotësoni të dhënat e mëposhtme dhe regjistrohuni në të. 

Regjistrohu këtu


Për çdo paqartësi jeni të lutur të kontaktoni në:

numrin e telefonit: +38344183816 

ose në adresën e e-mail-it: [email protected]



© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

4,144 Lexime
2 vjet më parë