Mbarim viti i peripecive arsimore!
Maratona e arsimimit në vendin tonë i ka sprovuar në maksimum mësuesit dhe edukatorët. Jeta e tyre është shndërruar në sinonim të punës. Praktikisht, pandemia u kushtoi më shumë orë pune nga sa normalja përcakton. Por a do të marrë fund kjo?
Dritat festive falin emocion më të hareshëm në zemrat dhe mendjet e njerëzve, me shpresën e kapërcimit të një viti po aq të vështirë sa edhe 2020.
Viti pandemik 2021 në prag përfundimi la kosto të konsiderueshme në arsim.
Cilat ishin pengesat më të mëdha nga drejtuesit e bordeve shkollore?
Hija bie në ngarkesën mesatare të punës së edukatoreve. Një studim i RAND regjistroi një ndryshim mahnitës në zakonet e punës: 24 përqind e mësuesve raportuan se punonin 56 orë ose më shumë në javë, krahasuar me 5 përqind para pandemisë.
Përhapja e gjerësishme e vaksinave erdhi në gjysmën e vitit, sigurisht me problematika të shtuara. Prezenca e fëmijëve online apo në shkolla ishte risku më i lartë i edukimit të mirëfilltë. Operimi online, paçka domosdoshmërisë, ka rritur ndjeshëm ngarkesën mesatare të punëve të edukatorëve. Të kultivosh dijen është punë fisnike, një mirënjohje e pashuar për edukatorët tanë. Duhet kuptuar se edhe edukatorët kanë punuar në limite, shpesh jashtë orareve të përcaktuara, edhe në ditët e pushimit apo të festave, pranë fëmijëve dhe nxënjës së njohurive. Këta heronj të fshehtë e kanë kultivuar dijen ndonëse me barriera.
A janë të kënaqur eduktatorët sot që flasim?
Nëse do ti kishim pyetur në fillim-vjeshtën e fillimit shkollor, ku fëmijët u kthyen në bankat arsimtare, përgjigja do kishte qenë modeste, thuajse e vagullt. Mësimdhënia hibride u mirëprite ftohtë. U pa që një pjesë e nxënësve kishin nevojë të theksuar për ripërsëritje, ose për qartësime.
Pse ndodh kjo?
Në kohët tona moderne, kryefjalë është teknologjia. Sot dijet përthithen më lehtshëm përmes shfletimit virtual krahasuar me metodikat e librave. Pyetja lind, a janë të përthithshme këto lehtësime? Ky vit shërbeu si eksperiment për të hedhur dritë, se teknologjia mund të transmetojë gjithçka, por jo afektshmërinë njerëzore.
Edukatorët dalin më lehtë në konkluzion, se fëmijët kanë nevojë për hapësirë të prekshme, si shkolla, ndërveprimi social, bisedat kolektive, të cilat afektojnë pozitivisht dhe gjatë njohuritë e nxëna. Pa dashur të aneksojmë feetback-un lehtësues të medias virtuale, sërish, kur flasim për mosha me tendencë shpërqendrimi më të lartë, siç janë fëmijët, atëherë roli fizik i edukatorit merr vlerë të shtuar. Dija mund të shërbehet më përthithshëm në formën e metodikës së lojës, por në fund të ditës nuk duhet të ngatërrohet me një lojë, shpesh të harruar si video-game. Ndarjen, nxënësit e bëjnë porsa ndodhen në bankat shkollore, pranë udhëheqjes së eduktarorëve.
A e mund letra digjitalen?
Leximi teknologjik është premtues dhe gjeneron lehtësi tek fëmijët, pasi vjen si të ishte lojë dhe argëtim. Operimi online shfaq një cenim të madh sa i takon testeve. Për të përvetësuar të dhënat e mësuar, testet janë metodika më e mirë për nxënësit. Virtualisht, një nxënës është më i lirë dhe i prirur t’i marrë përgjigjet e pyetjeve nga dikush, pa u menduar vete. Sakaq, në bankat arsimore roli i edukatorit i krijon stepje duke e vënë përballë të menduarit dhe përqendrimit në testim. Testimi apo paratestimi shërben si metodika më e mirë në nxënien e informacionit.
"Shkollat që nxisin zhvillimin socio-emocional në fakt kanë një ndikim vërtet të madh pozitiv te fëmijët," tha studiuesi kryesor C. Kirabo Jackson në një intervistë për Edutopia. "Dhe këto ndikime janë veçanërisht të mëdha për popullatat e cenueshme studentore të cilët nuk priren të bëjnë shumë mirë në sistemin arsimor."
Maratona e arsimimit në vendin tonë i ka sprovuar në maksimum mësuesit dhe edukatorët. Jeta e tyre është shndërruar në sinonim të punës. Praktikisht, pandemia u kushtoi më shumë orë pune nga sa normalja përcakton. Orët shtesë kryheshin në gjetjen e formave online të komunikimit. Në një vend si Shqipëria me një mijë e një probleme dhe varfëri, ku shumë familje nuk e përballonin koston e mobilizimit teknologjik, transmetimi i dijes ishte thuajse i pamundur. Rikthimi në shkolla për shumë nxënës ishte fillimi nga A-ja kur të tjerë kishin avancuar tek Z-ja. Kjo shton kohën dhe mundin tek edukatorët. Hapësira personale për shumë edukatorë është sakrifikuar në shërbim të punës. Rëndesa psikologjike dhe emocionale e jetës, punës dhe pandemisë ka ndikuar si rol negative dhe rraskapitur mendërisht.
A do këtë fund kapitulli mësimdhënies pandemike?
Vaksinimi masiv, rikthimi i jetës në shinat ku ka qenë, po ndikon gradualisht në rikthimin e një normalizimi. Edukatorët i presin sfida çdo ditë në ambientin e punës. Tashmë, me kapjen e ritmit nga studentët mund të thuhet së sfidat do jenë më të lehta në menaxhim, brenda mureve të shkollës. Edukatorët mirënjohjen modeste për vitin që sapo ka nisur e presin si rikthim të jetës personale, pra më shumë investim ndaj familjes, qetësisë dhe pushimit.
Urimet në këtë fillim vit janë të pamjaftueshme sa i takon misionit të palodhur të edukatorëve të vendit tonë, të cilët kanë sakrifikuar për të kultivuar dije për brezat e fëmijëve tanë. Urimet janë të pakursyera nga çdo prind dhe fëmijë që takon rrugëve sot, duke u shprehur mirënjohës: Faleminderit për punën e shkëlqyer, me shpresën e një viti më të bardhë për secilin nga ju mësues dhe edukatorë të vendit tonë!
Shkruar nga Xhoana Jaku
© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
Tronditjet në shoqërinë tonë shqiptare/ Përse të rinjtë po rriten “të mbyllur” në një shoqëri të hapur?
Prindërimi i suksesshëm, sfida më e madhe e familjes së sotme!
Për t'u edukuar nuk mjafton arsimimi