VENDIMI

Maturantët rikthehen në shkolla, Ministrja Kushi: Jemi të përgatitur sipas të gjitha protokolleve 

Maturantët më datë 1 prill do t'i rikthehen bankave të shkollës. Vendimin e ka bërë të ditur Komiteti i Ekspertëve. Ndërsa Ministrja e MASR ka thënë se shkollat e mesme janë të përgatitura sipas të gjithave protokolleve anti-COVID.

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi ka reaguar pozitivisht në rrjetet e saj sociale në lidhje me sugjerimin më të fundit të Komitetit të Ekspertëve për rikthimin në bankat e shkollës të maturantëve nga shkollat e 10 bashkive të konsideruara “zona të kuqe” nga Komiteti i Ekspertëve. 


“Jam optimiste për sugjerimin e fundit të Komitetit të Ekspertëve për rikthimin në bankat e shkollës të gjimnazistëve nga 10 bashkitë që deri më sot konsideroheshin zona me rrezikshmëri të lartë infeksioni”, shprehet në publikimin e saj Ministrja Kushi, ndërsa nënvizon gjithashtu se “Shkollat e mesme pranë këtyre bashkive janë plotësisht të përgatitura për të mirëpritur nxënësit sipas të gjithave protokolleve anti-COVID”. 


Ndërkohë, ajo bën edhe një apel për respektimin e rregullave anti-COVID: “Duke falënderuar çdo nxënës, mësues e prind për mirëkuptimin e reflektuar deri më tani, apeloj fort që të jemi shumë të kujdesshëm në respektimin e rregullave me qëllim mbrojtjen e shëndetit të gjithsecilit dhe vijimin me një proces të rregullt mësimor". 



 ©Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.  

2,441 Lexime
3 vjet më parë