Librat falas, ministrja Kushi: Këtë vit përfitojnë edhe klasat e 8-ta dhe të 9-ta
Këtë vit shkollor përmbushet angazhimi që në arsimin bazë të gjithë nxënësit nga klasa 1-9 të kenë librat shkollorë falas- kështu ka njoftuar sot ministrja e MASR, Evis Kushi.
Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Evis Kushi ka shpërndarë në rrjetin e saj social një lajmin në lidhje me shpërndarjen e librave falas, ku ajo nënvizon se këtë vit shkollor në skemën mbështetëse të qeverisë shqiptare do të shtohen edhe nxënësit e klasave të 8 dhe 9.
“Këtë vit shkollor përmbushet angazhimi që në arsimin bazë të gjithë nxënësit nga klasa 1-9 të kenë librat shkollorë falas. Ndërkohë, përfitues të kësaj skeme mbështetëse nga qeveria shqiptare janë edhe të gjithë nxënësit e kategorive të veçanta në arsimin e mesëm të lartë." – shkruan Kushi në publikimin e saj.
Janë rreth 280 mijë nxënës përfitues në total nga kjo skemë mbështetëse, prej të cilëve ndërkohë janë 16 mijë nxënës në arsimin e mesëm të lartë që do të përfitojnë si pjesë e kategorive të veçanta. Nxënësit do të pajisen me libra cilësorë të “Oxford”, “Cambridge” dhe “Pearson”, teksa kjo politikë do të lehtësojë edhe barrën financiare të familjeve shqiptare.
© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
Hartimi i projektit kurrikular
Buxheti 2025 për arsimin dhe sportin rritet me +18%
Të drejtat dhe detyrat e nxënësve, mësuesve e prindërve