Aktualitet

Lehtësohen procedurat e njësimit të diplomave, MAS: Nga 45, në 5 ditë për vendet e BE, SHBA e Kanada

Të gjithë studentët shqiptarë që janë diplomuar jashtë vendit tashmë do ta kenë më të lehtë të njësojnë diplomat e tyre. Deklarata është bërë nga ministrja Manastirliu: “Do të reduktohet koha e pritjes nga 45, në 5 ditë për diplomat e marra në vendet e BE, SHBA, Kanada, etj.”

Të gjithë studentët shqiptarë që janë diplomuar jashtë vendit tashmë do ta kenë më të lehtë të bëjnë procedurat për njohjen dhe njësimin e diplomave të tyre.


Gjatë ceremonisë së nënshkrimit të marrëveshjes mes MAS dhe AADF për reformimin e QSHA me ekspertizë ndërkombëtare, Ministrja e Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirliu tha se shumë shpejt do të ndryshohet rregullorja, për të lehtësuar procedurat e njësimit të diplomave të studentëve që janë diplomuar jashtë vendit, duke reduktuar kohën e pritjes nga 45, në 5 ditë për diplomat e marra në vendet e BE, SHBA, Kanada, etj, ndërsa për vendet e tjera, koha e pritjes shkurtohet nga 45 në 30 ditë.



“Ne jemi duke punuar me Qendrën e Shërbimeve Arsimore dhe së bashku sapo kemi finalizuar ndryshimet në rregullat për njohjen dhe njësimin e diplomave të studentëve dhe profesionistëve që kanë studiuar jashtë vendit, duke reduktuar kohën e njohjes dhe pritjes së diplomave nga 45 ditë në 5 ditë për ata që kanë studiuar në vendet e Bashkimit Evropian, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britanisë së Madhe, Kanadasë, Japonisë, Izraelit. Ndërsa për sa i përket vendeve të tjera kjo procedurë reduktohet nga 45 në 30 ditë”, tha Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu.



Kaltra Tafani 

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

561 Lexime
10 muaj më parë