SHKRIM

Larg vetes

Lumturinë duhet ta definojmë jo nga ajo se çfarë zotërojmë ose arrijmë, jo nga mënyra se si gjykohemi nga të tjerët, jo nga ndonjë figurë më e madhe e jetës sonë, por nga mënyra se si e shohim ne vetë veten tonë dhe se si e jetojmë jetën

Nga Rea Shundi

Kemi lindur në këtë botë të uritur, të ndërvarur dhe të habitur. Gjatë progresimit të jetës sonë, përpiqemi t’i kontrollojmë dhe t’i eliminojmë këto ndjesi duke kontrolluar kushtet e botës përreth nesh; priremi të përmbushim dhe të përvetësojmë gjëra, të arrijë status më të lartë shoqëror, të bëjmë pasuri ose të arrijmë famë, të fitojmë pushtet e kështu me rradhë. Ne jetojmë me shpresën e vazhdueshme se në të ardhmen do të arrijmë të kemi dhe të të kontrollojmë dot mjaftueshëm gjëra për ta shpëtuar vetveten nga zbrazëtia, ndërvartësia dhe habia e duke gjetur kështu për rrjedhojë lumturi të pacënueshmë përtej vetes sonë. Ky vizion shpresëshumë i së ardhmes mund të duket mjaft I arsyeshëm, por vetëm mbase është pikërisht ajo çfarë na mban edhe të lidhur pas problemeve tona. Për të na ndihmuar të kuptojmë dhe të merremi me urinë në dukje të pakënaqshme për kontroll dhe lumturi përtej vetes sonë, kthejmë kokën nga filozofia antike e stoicizmit.


Në filozofinë e stoicizmit, ne jetojmë në një realitet i cili nuk do t’ia dijë për mendimin tonë personal rreth tij. Ne nuk mundemi ti kërkojmë botës me mirësjellje ta heqë kaosin, vuajtjen, vështirësitë dhe pasiguritë dhe as nuk mundemi ta shtyjmë veten me dhunë për t’i arritur këto gjëra. Mëgjithëatë, stoicizmi na sygjeron se kjo nuk do të thotë se ne jemi të destinuar për të qënë viktima të pashpresa në botë, përkundrazi; filozofia stoike ka dy qasje: ajo e jashtme, që përbën gjërat përtej mendjes sonë, të cilat nuk mund ti kontrollojmë dot, dhe ajo e brendshme, pra interpretimet dhe reagimet ndaj së jashtmes, të cilat mund ti kontrollojmë. 


Ne mundemi dhe duhet t’i shkojmë pas atyre gjërave që i shohim si të preferueshme dhe interesante dhe të mos jetojmë një jetë pasive. Megjithëkëtë, duhet të bëhemi të sigurt për fokusin e brendshëm të kësaj përndjekjeje, dhe që të punojmë për ta nxjerrë kënaqësinë nga mënyra se si mendojmë dhe se si veprojmë gjatë synimeve tona. Çfarëdo të bëjmë, duhet ta shohim si të humbur, nëse presupozojmë se çfarëdo të vijë më pas saj do të na japë një gjë më të mirë sesa përvoja e vëmendjes dhe të prezentshmërisë në vetë veprimin apo punën tonë të bërë. 


Është kohë  kur ankthi dhe kaosi shpërthejnë çdo ditë e sekondë nëpër ekranet tona, kur ne kalojmë një kohë të madhe duke e krahasuar veten me të tjerët dhe duke pritur aprovim nga të tjerët. Sensi ynë i lumturisë dhe i paqes është bërë shumë i brishtë dhe mbase është nëpërmjet stoicizmit që mund të arrijmë të mbahemi më fort. 


Që nga lindja duket se nisim të vrapojmë drejt jetës dhe çdo momenti, të pakënaqur me atë që jeta është dhe gjithmonë duke parë drejt së ardhmes për atë se çfarë mund të bëhej ajo vetën nëse do të arrinim të kishim diçka të ndryshme. Kulturat tona na mbingarkojnë me përforcime të kësaj ideje, duke na bindur se në mënyrë që të jemi vërtetë të lumtur, kemi nevojë të përvetësojmë, arrijmë, blejmë e të jetojmë jetë përfekte e të pandikuara. Ky deluzion nga ana tjetër na jep ankth prej të cilit po sipas kulturave tona mund të shpëtojmë vetëm nëse blejmë ca më shumë gjëra, nëse bëjmë pak më shumë para, nëse bëhemi ca më të famshëm, duke krijuar kështu një cikël të pafundëm urije të pashueshme. Nëse bëhemi pre e kësaj mendësie, kemi dorëzuar edhe vetë jetën tonë. Jemi dorëzuar nga vetë vetja jonë. Ne nuk duhet, si delet, të shkojmë pas tufës së krijesave përballë nesh, duke shkuar aty ku shkojnë edhe të tjerët. Seneka shkruante, se “gjërat që shpesh i shohim se jemi duke i ndjekur në jetë, dalin të jenë të vobekta dhe të parëndësishme po t’i shohim në distancë të mjaftueshme.” Ne nuk kemi shumë, nëse kemi sadopak, kontroll mbi atë çfarë na ndodh, se si na shohin neve njerëzit ose se si na trajtojnë, dhe as se çfarë ndodh për shkak të asaj që bëjmë, dhe duke e parë më nga larg, asnjë nga këto nuk ka edhe aq rëndësi. 


Prandaj, lumturinë duhet ta definojmë jo nga ajo se çfarë zotërojmë ose arrijmë, jo nga mënyra se si gjykohemi nga të tjerët, jo nga ndonjë figurë më e madhe e jetës sonë, por nga mënyra se si e shohim ne vetë veten tonë dhe se si e jetojmë jetën nëpërmjet asaj që e shohim si të virtytshme dhe të ndërlidhur. 


Stoicizmi na mëson se mundemi të paktën nëse duam, të pranojmë në qetësi kondicionet e realitetit indifenent dhe t’I kalojmë në avantazh atij me qëndrimin tonë të ndryshëm. Dhe stoicizmi është një armë. Duke mësuar se si ta përdorim mirë, mund të bëhemi vërtetë të ndërgjegjshëm, por me e rëndësishme, mund të bëhemi të lumtur dhe të lirë. 



(Portali Shkollor)

4,678 Lexime
5 vjet më parë