FRYMËZIM

Ky rrëfim duhet të lexohet nga të gjithë mësuesit!

Mësuesit me sjelljen e tyre mund të ndryshojnë përgjithmonë një nxënës! Ky që do të lexoni më poshtë, është një rast që tregon ndikimin e madh që ju mund të përçoni tek brezat të cilët edukoni.

Një ditë, një i ri takon një të moshuar.

-Më mbani mend?- Jo. 

-Kam qenë nxënësi juaj!  - O gëzohem. I moshuari më pas e pyet: 

- Si je? Me çfarë merresh tani? 

-Jam bërë mësues. - ja kthen i riu. 

Gjykon se je i mirë në punën tënde? -E vërteta është po. Ju më frymëzuat dhe doja t’ju ngjaja. 

Kureshtar i moshuari, pyet të mësoj se çfarë i mbeti në mendje që e frymëzoi në këtë shkallë saqë donte t’i ngjante. 

Dhe i riu i rrëfeu historinë e mëposhtme:

“Një ditë një nxënës i klasës që ishte dhe shoku im, erdhi në klasë dhe më tregoi një orë të re shumë të bukur që mbante në xhep. Nuk ju përmbajtja tundimit dhe e vodha. Pas pak vuri re që i mungonte ora nga xhepi dhe menjëherë njoftoi profesorin që na jepte mësim atë moment në klasë, dhe ishit ju. Ju në vazhdim, iu drejtuat klasës dhe thatë: – Ora e një nxënësi të kësaj klase u vodh në këtë orë mësimi. Kush e vodhi, ju lutem ta kthej menjëherë. – Kur mendova turpin e poshtërimit përpara gjithë shokëve të mi të klasës, nuk guxova ta dorëzoja. Pastaj ju mbyllët derën, na thatë të qëndrojmë të gjithë në këmbë sepse do kontrollonit xhepat e gjithë nxënësve derisa ta gjenit. Por vendosët një kusht. Të gjithë duhet ti kemi sytë mbyllur të mos shikojmë fajtorin. Dhe kështu u bë. Kur arritët tek unë, e gjetët në xhepin tim dhe e morët. Por vazhduat të kërkonit në xhepat e të gjithëve dhe kur mbaruat thatë: «Dhe tani mund të hapni sytë, Ora u gjend!» Nuk zutë emrin tim në gojë dhe as më tërhoqët vërejtje mënjanë. Prisja të më qortonit dhe të më bënit moral, por as këto nuk ndodhën. Atë ditë, ju shpëtuat dinjitetin tim. Ajo ditë, ishte dita më e turpshme e jetës sime dhe më dhatë me mënyrën tuaj një mësim të fortë”. 

E kujtuat tani rastin z. Profesor? 

-Po, duke të dëgjuar, i kujtova të gjitha. Por ka diçka që nuk më kujtohet, dhe ai je ti, sepse dhe unë i kisha sytë e mi mbyllur kur ju kontrolloja të gjithëve! 



(Portali Shkollor) 

5,996 Lexime
5 vjet më parë