"KUSH" DHE "CILI"

Kriteri kuptimor i përemrave ("kush" dhe "cili")

Shumë shpesh ndodh të përdoren në vend të njëri-tjetrit përemrat "kush" dhe "cili". Në këtë artikull Mentor Hajrizi shpjegon ndryshimin mes tyre dhe mënyrën si t'i përdorim në mënyrë korrekte.

Kriteri kuptimor i përemrave ("kush" dhe "cili") 


Përemri pyetës "kush"

KUSH - përdoret për të pyetur për njerëz. Shembuj: Kush është ai? Kush erdhi me ty? Kush e bëri krimin?


Përemri pyetës "cili" 

CILI - përdoret për të pyetur për njerëz e sende. Shembuj: Cili je ti? Cili qenka qëllimi yt? Cili laps shkruan më mirë? Jo "kush qytet", por "cili qytet"! 


Titulli i portalit (gabim): Pamje spektakolare, a e dini kush qytet është? Titulli (drejt): Pamje spektakolare, a e dini cili qytet është? 

Përgatiti: MA. Mentor Hajrizi

3,521 Lexime
5 vjet më parë