Klubi ALBAS

Klubi i leximit lexoi dhe diskutoi për “Lizën në botën e çudirave”

Këtë javë, klubi i leximit “Miushat” zgjodhi të lexojë me kampin veror “Melodi”. Fëmijët e këtij kampi, të cilët e kishin lexuar librin më herët si pjesë e veprimtarive të kurrikulës jashtëshkollore, mezi prisnin të ndanin me Anën pjesët që iu kishin lënë më shumë mbresa.

Këtë javë, klubi i leximit “Miushat” zgjodhi të lexojë me kampin veror “Melodi”, që është institucion passhkollor i mirorganizuar. Fëmijët e këtij kampi, të cilët e kishin lexuar librin më herët si pjesë e veprimtarive të kurrikulës jashtëshkollore, mezi prisnin të ndanin me Anën pjesët që iu kishin lënë më shumë mbresa. 


Ana Dede, organizatorja e klubit, ftoi miqtë e saj për të lexuar një nga librat e serisë “Klasikët për të vegjël”, e pikërisht librin e dashur për fëmijë “Liza në botën e çudirave”. Mjediset e librarisë “Albas” përgjatë dy orëve të këndit të leximit u gjallëruan nga zërat dhe ngjyrimet e ideve të imagjinatës së fëmijëve. 

Libri duhet tejçojë bukurinë e magjisë, emocionit dhe aventurës te çdo fëmijë. Përrallat klasike janë gjithmonë aktuale dhe të bukura, duke shërbyer si modele frymëzuese për çdo brez. 


“Mendoi për historitë që jetojnë në zemrat tona, që nga fëmijëria dhe rrinë me ne përgjithmonë, pavarësisht se koha kalon, për të na treguar se cilët jemi dhe çfarë dëshirojmë. Mendoi për vrimat e shumta ku na hedh jeta, ndërkohë që ndjekim lepujt barkmëdhenj; ëndrrat e paqarta ose rrugët që s’na çojnë aty ku duhej se po na çonin. Mendoi kështu dhe buzëqeshi ëmbëlsisht.  – fragment nga libri “Liza në botën e çudirave”.  

Qëllimi i aktivitetit në këtë takim shkoi përtej leximit të fragmenteve të preferuara. Ana i aktivizoi pjesëmarrësit e vegjël në diskutim, pyetje, kuice dhe lojërat shpërblyese. Edhe fëmijët më të ndrojtur gjatë këtij takimi kaq të ngrohtë u treguan bashkëpunues. Ana zgjodhi të lexonte disa fragmente mjaft të bukura nga libri. Kapelabërësi, Liza, Mbretëresha Kupë dhe Lepuri spikatën si personazhet më të dashura nga miqtë e librit. Njësoj sikur Liza (personazhi kryesor në libër) eksploron botën shumëngjyrëshe të imagjinatës, gjithashtu fëmijët e pranishëm në takim shpalosën idetë dhe mendimet nga fantazia e tyre.  


Krijimi i komuniteteve të vogla të ndërtuara nga fëmijët për fëmijët ndikojnë ndjeshëm në rritjen e shëndetshme të brezave. Nëpërmjet historive emocionuese, fëmijët njihen me vlerat dhe antivlerat e pranishme në realitetin njerëzor. 

Në tetor, në mjediset e librarisë “Albas” nisin takimet e “Klubit të leximit” për të gjithë, fëmijët dhe të rriturit, që janë anëtarësuar. Për t’u bërë anëtarë të klubit “Miushi lexues” duhet të plotësoni të dhënat: këtu.


Të rinjtë të klikojnë linkun këtu dhe të plotësojnë të dhënat për t’u bërë pjesë e këtij projekti kulturor dhe argëtues. 


Klubi falënderon fëmijët e kampit “Melodi”, që ishin pjesë e takimit javor, lexuan dhe diskutuan mbi veçantinë e librit.

Ju mirëpresim në mjediset e librarisë “Albas”! 




Përgatiti: Xhoana Jaku 

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

1,860 Lexime
2 vjet më parë