Harmonizimi i rolit të nxënësve, mësuesve dhe prindërve për zotërimin e kompetencave dhe arritjen e rezultateve të të nxënit
Materiali i mëposhtëm i përgatitur nga Dr. Bajram Salianji i shërben nxënësve, studentëve të fakulteteve të mësuesisë, prindërve për t’u njohur me arritjet e tyre sipas kërkesave të reformës arsimore, mësuesve për formimin e tyre profesional dhe trajnerëve që kualifikojnë mësuesit.
Mënyra e realizimit të këtij synimi, sipas autorit Dr. Bajram Salianji, realizohet sipas përcaktimeve të Kornizës Kurrikulare:
…Nxënësit duhet të jenë veprimtarë aktivë në procesin e ndërtimit, zbatimit dhe vlerësimit të tyre. Vetëm kështu, njohuritë, shkathtësitë, vlerat dhe qëndrimet do të organizohen në struktura që mundësojnë përdorimin e tyre”, më tej vazhdon: “Kjo kërkon edhe ndryshimin e rolit të mësuesve që duhet të jenë, gjithnjë e më shumë, drejtues dhe krijues të situatave të të nxënit”.
(Referenca: Ndryshimet në konceptimet për procesin e të nxënit. Fq.10).
Dhe më tej: Rritja e rolit të komunitetit:
“…shkolla duhet të zhvillohet si një qendër shumëplanëshe që ofron shërbime arsimore cilësore, në bashkëpunim me komunitetin dhe në shërbim të tij”. (Referenca: Ndryshimet në konceptimet për procesin e të nxënit. Fq.10).
“Arsimi është përgjegjësi e përbashkët e nxënësve, mësuesve, prindërve, specialistëve të arsimit dhe gjithë shoqërisë. Për këtë arsye, planifikimi, hartimi, zbatimi i kurrikulës dhe, mbi të gjitha, arritja e rezultateve të të nxënit kërkojnë bashkëpunim të përgjegjshëm të të gjithë aktorëve dhe palëve të interesuara”. (Referenca: Bashkëpunimi dhe partneriteti. Fq.23).
Sipas autorit, mësuesit i kanë të printuara si Kornizën Kurrikulare, si dhe Kurrikulën bërthamë që lidhet me nivelin arsimor ku japin mësim. Madje këta i pasqyrojnë dokumentacionin shkollor.
Përsa u takon prindërve ka jo pak prej tyre që ndjekin arritjet e fëmijëve mbi bazën e kërkesave që përfshihen në Kornizën Kurrikulare dhe kurrikulave bërthamë që i përkasin nivelit arsimor ku nxënë fëmijët e tyre. …Edhe nxënësit, sipas citimit pararendës, janë aktive në vetëvlerësimin e arritje të tyre.
Materiali u shërbehet:
a) Mësuesve që do t'u nënshtrohen provimeve;
b) Studentëve të fakulteteve të mësuesisë;
c) Prindërve për t’u njohur me arritjet e fëmijëve të tyre sipas kërkesave të reformës arsimore;
d) Mësuesve për formimin e tyre profesional;
e) Trajnerëve që kualifikojnë mësuesit.
©Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
Tronditjet në shoqërinë tonë shqiptare/ Përse të rinjtë po rriten “të mbyllur” në një shoqëri të hapur?
Prindërimi i suksesshëm, sfida më e madhe e familjes së sotme!
Për t'u edukuar nuk mjafton arsimimi