Aktualitet

Emrat e 55 nxënësve fitues të Olimpiadave Kombëtare 2023

Në një ceremoni të veçantë, janë vlerësuar 55 nxënësit fitues të shkollave 9-vjeçare dhe të mesme, në përfundim të tre fazave të Olimpiadave Kombëtare për vitin 2023. Më poshtë mund të njiheni me emrat e tyre.

Në fazën e parë të Olimpiadave Kombëtare të vitit shkollor 2022-2023 kishte një interes të lartë nga ana e nxënësve dhe morën pjesë mbi 23 mijë nxënës; në fazën e dytë mbi 6 mijë nxënës dhe 1200 nxënës në fazën e tretë. 55 nxënës të gjimnazeve dhe shkollave 9-vjeçare që kaluan me suksese të tre fazat në konkursin e olimpiadave, u vlerësuan me certifikata për arritjen e rezultateve të larta, nga të cilët 7 nxënës janë fitues të vendit të parë, 9 nxënës janë fitues të vendit të dytë dhe 39 nxënës janë fitues të vendit të tretë. 


Arritjet në olimpiadat kombëtare u japin nxënësve njohje dhe vlerësime, të cilat mund të hapin dyert për mundësi të ndryshme si bursa, programe verore, praktika, projekte kërkimore dhe pranim në institucione të njohura arsimore. Olimpiada Kombëtare shërben si një platformë për nxënësit, për të shfaqur aftësitë e tyre, aftësitë për zgjidhjen e problemeve, të menduarit kritik dhe krijues; aftësitë që janë kritike për suksesin e tyre në të ardhmen. 


Kështu, ditën e sotme në një ceremoni të veçantë, janë vlerësuar 55 nxënësit fitues të shkollave 9-vjeçare dhe të mesme, në përfundim të tre fazave të Olimpiadave Kombëtare për vitin 2023. Më poshtë mund të njiheni me emrat e tyre. 



Nr.  LËNDA ZVAP Institucioni Arsimor Emër Miemër  Klasa VENDI
1 MATEMATIK AMU  Vlorë-Himarë Ismail Qemali Publik Jamarbër Rushitaj 9 I
2 BIOLOGJI  Tiranë Publike "Qemal Stafa" Ortensia Kosta 11 I
3 HISTORI Tiranë Publike "Petro Nini Luarasi" Ted Qamo 11 I
4 KIMI Tiranë Publike  "Partizani" Brian Metaj 11 I
5 FIZIKE Tiranë Private Harry Fultz Tedi Mihali 12 I
6 HISTORI Tiranë Private "New York High School" Kaltrina Mëhillaj 12 I
7 KIMI Shkodër Publike "28 Nëntori" Arsheila Laçej 12 I
8 GJEOGRAFI Tiranë Publike "Aleks Buda" Altin        Rada 10 II
9 GJEOGRAFI Tiranë Private "New York High School" Anja  Mema 10 II
10 GJEOGRAFI Tiranë Publike "Ismail Qemali" Dea Hoxha 11 II
11 GJUHË SHQIPE-LETËRSI Tiranë Publike  "Jordan Misja" Hera Marku 11 II
12 INFORMATIKË Tiranë Private Turgut Ozal Arbër Tafani 11 II
13 GJUHË SHQIPE-LETËRSI Fier  Privat/Numani Melina Hoxha 12 II
14 INFORMATIKË Durrës Turgut Ozal Fabian Menekshi 12 II
15 INFORMATIKË Tiranë Private "Harry Fultz" Aleks Panidha 12 II
16 KIMI Tiranë Publike "Qemal Stafa" Klea Shqiponja 12 II
17 GJEOGRAFI Tiranë Private Turgut Ozal Mishel Balla 10 III
18 GJUHË SHQIPE-LETËRSI Shkodër Private "Haxhi Sheh Shamia" Amina Kurtabegu 10 III
19 HISTORI Tiranë Private Turgut Ozal Eron Zenelaj 10 III
20 HISTORI Durrës Leonik Tomeo Blerta Miraka 10 III
21 HISTORI Tiranë Publike "Sami Frashëri" Mikel Boriçi  10 III
22 INFORMATIKË Tiranë Private Turgut Ozal Rubin Bekteshi 10 III
23 BIOLOGJI  Tiranë Publike "Ismail Qemali" Elios Veliu 11 III
24 GJEOGRAFI Tiranë Private Turgut Ozal Amarda Islami 11 III
25 GJEOGRAFI Tiranë Private Turgut Ozal Ani Velo 11 III
26 GJEOGRAFI Durrës H.Mustafa Varoshi Melisa Qerimi 11 III
27 GJEOGRAFI Tiranë Publike "Qemal Stafa" Sara Leka 11 III
28 GJEOGRAFI Tiranë Private " New York High School" Alisia Dalipi 11 III
29 GJUHË SHQIPE-LETËRSI Elbasan "Dhaskal Todri" Anife Kulla 11 III
30 GJUHË SHQIPE-LETËRSI Tiranë Private "Kristaq Rama"  Ermena Qorri  11 III
31 HISTORI Tiranë Private  Turgut Ozal Emilja Zeneli  11 III
32 HISTORI Shkodër Publike "28 Nëntori" Matias Grishaj 11 III
33 INFORMATIKË Tiranë Publike "Qemal Stafa" Ador Sula 11 III
34 INFORMATIKË Tiranë Publike  "Sami Frashëri" Erik Kërçiku 11 III
35 KIMI Tiranë Publike "Sami Frashëri" Erik Kërçiku  11 III
36 KIMI Tiranë Publike "Sami Frashëri" Joana Opari  11 III
37 KIMI Durrës Rilindja Danjel Perja 11 III
38 MATEMATIK AML Tiranë Private "Ernest Koliqi" Sirio Dafa 11 III
39 MATEMATIK AML Tiranë Publike "Petro Nini Luarasi" Ted Qamo 11 III
40 BIOLOGJI  Tiranë Publike  "Partizani" Greg Dilo 12 III
41 BIOLOGJI  Tiranë Petro Nini  Henrik Ndroi 12 III
42 BIOLOGJI  Tiranë Publike "Qemal Stafa" Egnald   Çela 12 III
43 BIOLOGJI  Fier Privat/Flatrat eDijes Klajdi Merkaj 12 III
44 GJUHË SHQIPE-LETËRSI Tiranë Publike  "Aleks Buda" Anduena  Billa 12 III
45 GJUHË SHQIPE-LETËRSI Tiranë Private Tomorrow's Education System Erlisa Demneri 12 III
46 GJUHË SHQIPE-LETËRSI Shkodër Publike "Oso Kuka" Marina Pjetri     12 III
47 GJUHË SHQIPE-LETËRSI Durrës Turgut Ozal Klejvisa Garuja 12 III
48 HISTORI Tiranë Private   "Ernest Koliqi" Desa Harxhi 12 III
49 HISTORI Tiranë Publike  "Qemal Stafa" Livia Sallufi 12 III
50 INFORMATIKË Tiranë Private  "Harry Fultz" Tedi Mihali 12 III
51 INFORMATIKË Tiranë Publike  "Ismail Qemali" Eno Hoxha 12 III
52 INFORMATIKË Tiranë Publike Profesionale  "Hermann Gmeiner" Ronald Lamani 12 III
53 INFORMATIKË Tiranë Publike "Qemal Stafa" Evis Xhafa 12 III
54 KIMI Fier Privat/Flatrat eDijes Ediona Lule 12 III
55 KIMI Fier Privat/Flatrat eDijes Klajdi Merkaj 12 III


Manastirliu: Mbështesim talentet, mirënjohje mësuesve për punën e tyre 


Ministrja e Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirliu, e ka konsideruar si një moment krenarie, teksa ka vlerësuar mësuesit dhe nxënësit për punën e tyre në arritjen e rezultateve të larta. 

"Kjo ceremoni vjen në këto ditë festash, pak ditë pasi, me Kryeministrin vlerësuam medalistët e artë. Ne, në Ministrinë e Arsimit jemi krenarë për ju, por edhe çdo mësues që ka kontribuar në formimin tuaj, ndihet gjithashtu krenar për arritjet tuaja, për faktin që të gjithë mundin dhe përkushtimin e tyre, ju keni arritur që t’a shpërbleni me këto rezultate dhe arritje në Olimpiadat Kombëtare",- tha Ministrja Manastirliu.   Gjatë fjalës së saj, Ministrja Manastirliu tha se investimet në teknologji në shkolla, do të jenë në fokus për 2024-2025. 


"Viti 2024 do të jetë një vit, ku ne do të vijojmë investimet përsa i përket laboratorëve smart në 216 shkolla, e më tej në 600 laboratorë smart përgjatë 2025, por nuk do të ndalemi këtu, sepse për ne edukimi digjital ka shumë rëndësi, sidomos në një kohë kur zhvillimet teknologjike ecin në një mënyrë marramendëse, ne do të vijojmë që të fokusohemi në teknologji, zhvillimin inovativ, në mënyrë që edhe aspekte që i përkasin edukimit lëndor, të mundet që të bëhen dhe të realizohen përmes mjeteve digjitale",- theksoi Manastirliu.  

Gjatë ceremonisë së Olimpiadave Kombëtare, Ministrja e Arsimit dhe Sport foli për orientimin drejt arsimit profesional, si një nga prioritetet e MAS për vitin 2024. 


"Do të fokusohemi në programin e orientimit të karrierës, duke filluar nga klasa e gjashtë dhe duke orientuar sipas prirjeve të gjithë ata nxënës të cilët duan të shkojnë drejt arsimit profesional, duke mundësuar pikërisht këtë orientim nga vetë mësuesit dhe nga zyrat arsimore vendore",- tha Manastirliu.  




©Portali ShkollorTë gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

4,178 Lexime
1 vit më parë