Ekspertja e edukimit Ana Llazo: Zhvillimi i karrierës, një domosdoshmëri për mësuesit e gjuhëve të huaja
Ka shumë arsye pse mësuesit e gjuhëve të huaja mund të zgjedhin të angazhohen në zhvillimin professional. Nëse duam që shkollat të prodhojnë mësim më të fuqishëm nga ana e nxënësve, ne duhet të ofrojmë mundësi më të fuqishme të të mësuarit për mësuesit.
Zhvillimi profesional është një proces i vazhdueshëm përmes së cilit mësuesit zgjerojnë vazhdimisht kompetencat e tyre profesionale. Ka shumë arsye pse mësuesit e gjuhëve të huaja mund të zgjedhin të angazhohen në zhvillimin profesional, të tilla si të provojnë diçka të re duke zgjeruar grupin e aftësive të tyre duke iu përshtatur rrethanave të ndryshimit, ose duke iu përgjigjur disa stimujve të jashtëm, si p.sh prespektivat e përmirësuara të punës. Lloji i zhvillimit profesional varet nga motivimi, interesat, mbështetja kohore dhe institucionale, mundësitë dhe rrethanat personale. Zhvillimi profesional ka të bëjë me angazhimin në të mësuar për të kuptuar më mirë atë që bëni si mësues nuk ka të bëjë domosdoshmërisht me rregullimin e problemeve, permirësimin ose përditësimin.
1- Por, çfarë përfshin në vetvete zhvillimi profesional?
Ky term përfshin dy aspekte:
Së pari mësuesit janë profesioniste. Ata njihen si eksperte jo vetëm në fushën e tyre lëndore por edhe në aftësitë e tyre që lidhen me mënyrën e mësimdhënies.
Aspekti i dytë është se zhvillimi i referohet procesit ku një profesionist vazhdon dhe rrit vlerat e tij në fushën e karrieres së tij.
Për mësuesit e gjuhës së huaj, konteksti ndryshon shpesh nëse është një grup i ri studentësh për të punuar, një libër i ri kursi ose zhvillim në vetë gjuhën. Mësuesit mësojnë çdo ditë kur reflektojnë përgjigjet e nxënësve dhe bisedojnë me kolegë rreth ideve të mësimdhënies.
2- Cilat kushte lehtësojnë zhvillimin profesional?
Ai varet nga tre komponentë:
- Mësuesi dhe tiparet e tij personale, qëndrimet dhe motivimi.
- Kontekstet e tyre personale, sociale dhe kulturore
- Natyra dhe cilësia e mundësive të zhvillimit profesional në dispozicion.
Megjithatë, zhvillimi profesional nuk ka të bëjë vetëm me të mësuarit rreth zhvillimeve të reja ose ideve te fundit, por është një burim frymëzimi dhe të mësosh se si profesionistët e tjerë kanë zbatuar ndryshimet në klasat e tyre.
3 - Cilat janë përfitimet dhe çështjet e zhvillimit profesional?
Vetvendosja, ndjenja e kompetencës së një mësuesi rritet ndërsa ato fitojnë njohuri dhe aftësi, nëpermjet vendimarrjes autonome, ndjenjat e mësuesve për kontroll dhe autonomi rriten. Zhvillimi profesional forcon gjithashtu ndjenjën e identitetit dhe përkatësisë në komunitetin më të madh të mësuesve të gjuhëve të huaja për të reflektuar mbi çështjet me të cilat përballet fusha e gjuhës përtej klasës.
4- Roli i motivimit në zhvillimin profesional
Nëse duam që shkollat të prodhojnë mësim më të fuqishëm nga ana e nxënësve, ne duhet të ofrojmë mundësi më të fuqishme të të mësuarit për mësuesit. Për më tepër mësuesit e motivuar dhe të përkushtuar mund të kenë një efekt të valëzuar pasi ata ndajnë mësimin e tyre me entuziazëm me kolegët, të cilët gjithashtu mund të perfitojnë nga idetë e shkëmbyera.
Nga Ana Llazo, eksperte e edukimit
© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
Përditësimi i kurrikulave, sugjerime nga eksperti i arsimit Fiqiri Çifliku
“Simbolika e një dhurate”
Siguria në shkolla dhe vendimi për TikTok: Masa të nevojshme apo të tepruara?