Puna e mësuesit koordinator

Materiale ndihmëse për Mësuesin Koordinator të Sigurimit të Cilësisë nga Dr. Eljana Brahja

Më poshtë do të gjeni materiale mbështetëse për Mësuesin Koordinator të Sigurimit të Cilësisë. Materialet përfshijnë kalendarë, plane, pyetësorë dhe relacione për vlerësim dhe vetëvlerësim. Përgatiti Dr. Eljana Brahja.

Nga Dr. Eljana BRAHJA  


Pozicioni i koordinatorit te cilësisë shtrihet ne 3 dimensione:

1. Zhvillimi i vazhdueshëm profesional i mësuesve

2. Sigurimi i cilësisë dhe përmirësimi i arritjeve të nxënësve

3. Planifikimi dhe zhvillimi i kurrikulës


Në kuadër të këtyre tri dimensioneve, duke u mbështetur në Udhëzuesin për Mësuesin Koordinator të Sigurimit të Cilësisë, janë hartuar materialet e mëposhtme. 


Vlen te theksohet se materialet janë një model sugjerues për t’u ardhur në ndihmë mësuesve, por jo i vetmi, sepse secili prej koordinatorëve mund të bëjë ndryshime të mundshme duke i përshtatur zërat e materialeve me nevojat që ata/ato kanë brenda një shkolle. 


Është një pozicion sa i bukur, por edhe i vështirë, jo për nga ngarkesa e punës por për nga pozicionimi dhe pranimi i këtij roli nga drejtoria dhe kolegët e shkollës. 

Sigurisht që, për të arritur te qëllimi i përbashkët i të gjithë aktorëve socialë, është e nevojshme të ekzistojë fryma pozitive e bashkëpunimit.


Më poshtë do të gjeni konkretisht: 


1. Kalendar për vëzhgimin e orëve mësimore

2. Koha javore e punës si mësues koordinator i sigurimit të cilësisë

3. Plan mujor i mësuesit koordinator të rritjes së cilësisë viti shkollor: 2024– 2025

4. Plani vjetor i mësuesit koordinator të rritjes së cilësisë viti shkollor: 2024– 2025

5. Rëndësia e vlerësimit dhe vetëvlerësimit të nxënësit

6. Pyetësor për efektivitetin e aktivitetit të ZHVP-së

7. Relacion për aktivitete të zhvillimit të vazhdueshëm profesional në nivel shkolle 


© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

4,010 Lexime
1 javë më parë