Eksperti i arsimit Fiqiri Çifliku: “Pisa 2025" dhe renditja e Shqipërisë për të menduarin krijues
Fiqiri Çifliku argumenton se rezultatet e dobëta të nxënësve shqiptarë në testet ndërkombëtare, si PISA, vijnë nga mungesa e zhvillimit të mendimit kritik dhe krijues në shkolla. Ai thekson nevojën për reforma të sinqerta në arsim dhe përmirësimin e metodave të mësimdhënies.
Nga: Fiqiri Çifliku
Mendja, libri apo çadra të shërbejnë vetëm nëse i hap…
Nëse pyes se çfarë shihni në foton më poshtë, cila do të ishte përgjigja?
Ajo çka dimë sigurisht që do të influencojë mbi atë që perceptojmë dhe rezultati i përgjigjes tuaj do të varej tërësisht nga ajo që ne dimë e cila na vjen më lehtë në mendje dhe krijon imazhin që ne besojmë se gjendet në foto. Kështu funksionon truri në fakt. Zgjedh të shoh atë që do, në bazë të asaj që di dhe këtë e bën vazhdimisht. Nëse shtoj një element informues për foton, një figurë tjetër na shfaqet, nga rosa kalojmë tek lepuri, Për të gjeneruar një rezultat njeriut i duhet të ketë një bazë të dhënash të përgjithshme, të konsoliduara dhe në varësi të situatës nxjerr rezultatin e duhur. Kjo nuk qëndron larg asaj që themi me terminologji të ngarkuar për të menduarin krijues. Fare thjesht, me ato që dimë reagojmë në situata konkrete. Pikërisht këtu duhet të punojmë sa më fortë me sistemin tonë arsimor. Pas daljes së rezultateve të Pisa 2022 kam publikuar në faqen ueb të Portalit Shkollor një shkrim të cilin mund të lexoni më poshtë, gjithmonë nëse zgjon interes;
Në fakt nëse e krahasoj me publikime të tjera informuese, p.sh., ai i pagave apo i çështja e kualifikimit apo krediteve, shkrimi më sipër ka marrë vëmendje shumë më të vogël. Sigurisht secili e zgjedh atë që konsumon sipas nevojës.
Personalisht mendoj se nëse arrijmë të përthithim këto qëndrim apo të tjera të hedhur nga ekspertë të fushës dhe të punojmë për ngritjen e nivelit të të menduarit kritik jo vetën tek nxënësit e arsimit parauniversitar, por edhe tek më të rriturit, vetëm kështu do të mund të vilnim rezultatet që presim në terma afatmesëm dhe afatgjatë. Të presësh ndryshim të madh në afatshkurtër është shumë e vështirë, për aq sa shoh në kornizën aktuale.
Nëse në sistemin arsimor shqiptar do të ketë mirëkuptimin e të gjitha palëve për të punuar bashkë, rezultatet pozitive nuk do të mungonin dhe nuk do të skuqeshim për vendin që mbajmë sot, në renditjen e vendeve që kanë marrë pjesë në testin ndërkombëtar PISA 2022, që lidhet pikërisht me të menduarin krijues të nxënësve 15-vjeçarë.
Meqë nuk jemi larg testit të radhës, uroj që të gjithë të ulim kokën dhe të punojnë për veten tonë, për të ardhmen e fëmijëve dhe vendin tonë. Kur themi të punojnë duhet të tejkalojmë veten, ndasitë politike, socio-ekonomike, të punojmë me sinqeritet, e jo sa për sy e faqe të botës.
Postimet, aktivitetet bombastike nuk i duhen as dreqit të mallkuar, e aq më pak nuk i duhen Shqipërisë. Rezultatet nuk gënjejnë, në bazë të tyre duhet të reflektojmë, të ndërtojmë strategji për të rregulluar atë që kemi bërë gabim, të përmirësojmë punën me atë që është bërë mirë, por që nuk kemi mundur ti marrim maksimumin, e të mëshojmë sa më shumë tek ajo që dimë të bëjmë më mirë!
Secili e zgjedh vetë se si do ta jetë e nesërmja për të, por në këtë rast ajo që vlen më shumë është, grupi dhe ata që kanë në dorë vendimmarrjen si e shohin veten nesër. Le të shpresojmë se nuk do të gjendemi në atë vend ku u gjendëm herën e fundit ku për hir të vërtetës ka pasur edhe arsye përtej njerëzores që kanë ndikuar.
© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
Materiale ndihmëse për Mësuesin Koordinator të Sigurimit të Cilësisë nga Dr. Eljana Brahja
Si të përgjigjeni saktë në testimin me shkrim dhe me gojë (arsim)
Përditësimi i kurrikulave, sugjerime nga eksperti i arsimit Fiqiri Çifliku