
Aftësitë e prezantimit, si kriter për vlerësimin e mësuesve sipas shkallës së kualifikimit
Material nga mësuesja Edlira Angjeliu mbi prezantimin që mësuesi duhet t’i bëjë vetes dhe punës që ka realizuar për projektin dhe njëkohësisht dhe shkallës së kualifikimit.
Nga Edlira Angjeliu mësuese në gjimnazin “Kristaq Capo”, Berat
Mësuesit të cilët zhvillojnë një projekt kurrikular që do të shërbejë edhe për ti dhënë shkallën e kualifikimit,tashmë kanë përfunduar produktet e projektit,kanë strukturuar gjithë ecurinë e tij,kanë shpërndarë ftesat për bashkëpunëtorët etj.
Si do të fillojë ora e prezantimit të projektit?
Konçiz, i qartë dhe në formën më interesante që mendon. Shkëputu nga formati standard i prezantimit. Guxo të tregosh origjinalitetin dhe veçantinë tënde.
“Fillimi i mbarë, gjysma e punës” – thotë një fjalë e urtë.
Në formatin e instrumentit të vlerësimit,treguesi i tretë i cilësisë është,Aftësitë e prezantimit. Prezanton në mënyrë efektive rezultatet e projektit. Për këtë tregues, mësuesi specialist vlerësohet me 18 pikë nga 40 pikë totali (shtojca 3) dhe mësuesi mjeshtër vlerësohet me 30 pikë nga 70 pikë totali (shtojca 4).
Prazantimi, është kriteri i fundit në instrumentin e vlerësimit të mësuesit, por jo më pak i rëndësishëm se të tjerët, pasi duke parë sasinë e pikëve që duhet të marrë mësuesi për këtë kriter është mbi 50% të totalit të pikëve.
Është e kuptueshme pjesa emocionale e mësuesit. Është bërë shumë punë,është përballur me shumë vështirësi, me nxënës të tipologjive të ndryshme,dhe ja ku ja ka dalë të realizojë projektin. Për të gjitha këto duhet të tregojë mësuesi në prezantimin e tij,vetëm të gjejë një formë që ti përcjellë këto emocione dhe të ketë domethënie. Citat, koment, objekt, personazh, disa vargje, tinguj muzikor, video etj, etj, janë disa mënyra që mësuesi mund të zgjedhë për prezantimin e tij duke treguar edhe këtu krijimtarinë dhe inovacionin.
Disa sugjerime konkrete mund të jenë:
- Bëj një prezantim të shkurtës të vetes në planin personal (motivimin, këmbënguljen, bashkëpunumin, durimi etj., çfarë do të shfaqësh për veten që të ka ndihmuar në punën me projekt) dhe në planin profesional (trajnime në kuadër të zhvillimit profesional që të kanë ndihmuar në realizimin e projektit).
- Prezanto temën e projektit. Pse kjo temë, qëllimi, për çfarë u ka shërbyer nxënësve, shkollës, komunitetit etj.
- Prezanto “pjesën e padukshme" të punës tënde: teknika, metoda, stile të nxëni, platforma edukative etj që ke përdorur për realizimin e projektit. Të gjithë keni qenë pjesë e trajnimeve për të cilat jeni vlerësuar me pikë në dosjen tuaj. Konkretizo duke i përmendur risitë dhe inovacionin mbi të cilat jeni trajnuar dhe po i aplikoni me nxënësit tuaj.
- Bëj në analizë SWOT të punës suaj si mësues gjatë realizimit të projektit.
- Prezanto gjëra të matshme, të dukshme, të prekshme, të vlefshme të realizuara nga nxënësit por të mbështetur nga ju.
- Në prezantim mos përdor vetën e parë njëjës, por vetën e parë shumës. Pra, "ne së bashku arritëm të realizonim….ne hulumtuam, eksperimentuam, vizituam etj".
- Trego se ky projekt nuk mbaron sot por do të ketë vazhdimësi dhe konkretizoje se si do të realizohet ky proces jo vetëm nga ju por edhe nga mësues të tjerë të shkollës.
- Fto dhe motivo nxënësit për të realizuar prezantimin e punimeve të tyre duke ju dhënë besim të plotë se do të arrijnë ta realizojnë me shumë sukses.
Ne mësuesit “armën” më të fortë kemi fjalën. Le ta përdorim për të prezantuar veten dhe punë që realizojmë. Jam e sigurt se një punë e realizuar nga ju me shumë preokupim, ide të bukura, pasion, përkushtim, dëshirë, origjinalitet do të arrini ta prezantoni si duhet dhe çfarë është më e rëndësishme të vlerësoheni sa duhet.
Suksese për të gjithë ju kolegët e mi.
© Portali Shkollor - Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
Test për mësuesit, 100 pyetje dhe përgjigje ndihmëse për provimin e kualifikimit
Portofoli i praktikës profesionale, profili Gjuhë shqipe dhe Letërsi
Kualifikimi i mësuesve 2025, procedurat dhe kriteret e vlerësimit