Edukata fetare

Edukata fetare, lënda më e re në shkollat shqiptare

Nisma e kryeministrit Edi Rama, do të vihet në zbatimin vitin e ri shkollor dhe fillimisht vetëm në 10 institucione arsimore

Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, ka sqaruar se teksti për kulturën fetare, do të zhvillohet në klasat e gjashta dhe të 10.

Sipas ministres Nikolla lënda nuk prek laicitetin, madje ministrja deklaron se për këtë çështje është marrë edhe mendimi i ndërkombëtareve.

Ministrja Nikolla ka mohuar në mënyrë kategorike që mësimi të jepet nga klerikë.

Lënda fetare do të zhvillohet nga mësues të Historisë dhe Sociologjisë, të cilët do të trajnohen më parë.

Ende nuk është përcaktuar emri që do të ketë teksti i Edukatës Fetare, i cili do t’u mësojë nxënësve rreth besimeve, llojeve të tyre, ritet dhe kulturat.

Propozimi i kryeministrit, i cili gjeti mbështetjen e komuniteteve fetare dhe një zbatim të menjëhershëm nga Ministria e Arsimit, ka shkaktuar edhe kundërshti nga opinionistët të cilët e kanë cilësuar cënim të laicitetit të arsimit.

2,275 Lexime
8 vjet më parë