Olimpiada

Edli Merkaj, fitues i Olimpiadës Kombëtare të Matematikës

Edli Merkaj, nxënës i shkëlqyer në shkencat ekzakte është fitues i Olimpiadës Kombëtare të Matematikës. Ai ka fituar edhe dy medaljeve të tjera në Olimpiadat Ndërkombëtare, duke ngritur lart flamurin e Shqipërisë.

Shkolla “Flatrat e dijes”, çdo vit “rrëmben” çmime nderi në Olimpiadat Kombëtare e Ndërkombëtare të Matematikës.


Falë punës së palodhur dhe pasionante të mësuesve, nxënësit e “Flatrave të dijes” çdo vit arrijnë të rrëmbejë trofe në Olimpiadat Kombëtare dhe Ndërkombëtare të Matematikës.


Edhe këtë vit shkollor, Edli Merkaj, është fitues i Olimpiadës Kombëtare të Matematikës.


Edli, mjaft i talentuar në shkencat ekzakte ka fituar edhe dy medaljeve të tjera në Olimpiadat Ndërkombëtare, duke ngritur lart flamurin e Shqipërisë.


Rezultatet e shkëlqyera që ai ka arritur ndër vite në olimpiada kombëtare e ndërkombëtare, puna e tij këmbëngulëse  dhe  përkushtimi i mësuesve profesionistë të “Flatrave” si çdo vit japin rezultatet e shumëpritura.


Stafi i mësuesve, përgëzon Edlin për paraqitjen me dinjitet dhe për çmimin e fituar.


Suksese, Edli!


(Portali Shkollor)

9,423 Lexime
6 vjet më parë