Detyrat e mësuesit
Dhe meqenëse një mësuesi të sotëm i duhet gjithë kjo përgatitje, gjej rastin të uroj të gjithë kolegët e mi: “Suksese dhe urime per atë ç`ka dini dhe bëni! Ju meritoni 365 “7 Marsë” në vit"!
Dhe meqenëse një mësuesi të sotëm i duhet gjithë kjo përgatitje, lodhje, mundim, angazhim, planifikim, motivim, ambicie, pasion, formim, kualifikim, koherencë dhe standard, gjej rastin të uroj të gjithë kolegët e mi:
“Suksese dhe urime per atë ç`ka dini dhe bëni!
Ju meritoni 365 “7 Marsë” në vit"!
Detyrat e mësuesit:
1)Të japin mësim për të gjithë klasën duke pasur pritshmëri të larta për sukses.
2)Të krijojnë një ambient të ngrohtë dhe të rehatshëm të mesuari me synim partneritetin me nxënësit. 3)Të nxisin nxënësit drejt sjelljeve me të mira morale, si: drejtësia, modestia, ndershmëria, optimizmi, altruizmi etj.
4)T’i stimulojnë nxënësit në aspektin intelektual, njëkohësisht të vlerësojnë arritjet e tyre.. 5)Të jenë shembulli që nxënësit kanë ëndërruar.
6)T`u tregojnë atyre se janë të gatshëm t’i ndihmojnë, kështu do të fitojnë besim tek ata dhe lehtësi në komunikim me ta..
7)Të njohin ndryshimet që ndodhin me rritjen e tyre, sidomos gjatë moshës së adoleshencës… 8) Të përpiqen në maksimum që t`i edukojnë në kutpimin real të fjalës, t`i ndryshojnë së brendshmi dhe jo të jenë të ndrydhur se po na sheh mësuesi…
9)T`u tregojnë dashuri me buzëqeshje, me notat e humorit apo me ndonjë dhuratë të vogël… 10)T`i ndihmojnë të bëhen lexues të rregullt, të jenë pjesë e problemzgjidhjes, të ndërtojnë saktë të ardhmen e tyre, identitetin e tyre.
11)Bëhuni ju pika ku ata gjejnë mbështetje dhe ngrohtësi për t’u këshilluar…
12)Këshillojini të largohen nga sjelljet riskioze: duhani, alkoli, droga…
13)T`u tregojnë nxënësve se të mesuarit është rruga drejt përsosjes, kualifikimit dhe suksesit… 14)T`u tregojnë atyre se puna e vazhdueshme do t’u japë fryte në të ardhmen…
15)Të alternojnë mësimin me pak pushim, nxënesit largojnë stresin dhe janë më të gatshëm për të dëgjuar…
16)Të ndihmojnë nxënësit të gjejnë aktivitete, në të cilat ata mund të kenë rezultate, kështu nxënësit do të japin mundin maksimal për sukses…
17)Të realizojnë mësimin në përputhje me nivelin e çdo nxënësi, pasi kjo sjell interes nga ana e nxënësve…
18)Të argëtohen me ta në kohë pushimi duke organizuar konkurse apo veprimtari ku nxënesit të shpenzojnë energji në mënyrë pozitive…etj etj
Dhe meqenëse një mësuesi të sotëm i duhet gjithë kjo përgatitje, lodhje, mundim, angazhim, planifikim, motivim, ambicie, pasion, formim, kualifikim, koherencë dhe standard, gjej rastin të uroj të gjithë kolegët e mi:
“Suksese dhe urime per atë ç`ka dini dhe bëni!
Ju meritoni 365 “7 Marsë” në vit"!
(Bledi Lipo; Portali Shkollor)
Festojmë 28-29 nëntorin!
Festat e Nëntorit, format që zgjodhën nxënësit për të treguar dashurinë ndaj atdheut të tyre
Ese: Mjedisi dhe njeriu