Braktisja e shkollës, regjistrohen 26 mijë nxënës më pak se një vit më parë, shumë mësues kanë humbur vendet e punës
Të dhënat nga Instituti i Statistikave tregojnë se në këtë vit janë regjistruar 26 mijë nxënës më pak se në vitin shkollor 2019-2020. Rrudhja e numrit të nxënësve është shoqëruar edhe me humbjen e vendeve të punës për shumë mësues.
Shpopullimi i vendit si pasojë e largimeve po reflektohet edhe te numri i nxënësve në shkolla. Ky vit i ri arsimor nisi me numër të reduktuar nxënësish. Të dhënat nga Instituti i Statistikave tregojnë se në këtë vit janë regjistruar 26 mijë nxënës më pak se në vitin shkollor 2019-2020. Këto janë statistika që shkojnë zinxhir çdo vit dhe reflektohen në më pak nxënës në gjimnaze dhe student në universitete.
Nga shqyrtimi i të dhënave në gjashtë vitet e fundit rezulton se tkurrja me 4.6 për qind e të regjistruarve në arsim në raport me vitin e shkuar akademik nuk është fenomen i veçuar, madje është thelluar nga viti në vit. Ekspertët paralajmërojnë se shifrat mund të jenë edhe më të larta nga sa raportohen, ndërsa rënia e lindshmërisë, kushtet e vështira ekonomike dhe emigrimi masiv mund e kanë thelluar edhe më shumë hendekun.
Rrudhja e numrit të nxënësve është shoqëruar edhe me humbjen e vendeve të punës për shumë mësues. Kjo ka ndodhur kryesisht në fshatra ku shumë shkolla janë mbyllur, edhe për shkak të lëvizjeve të brendshme të popullsisë drejt zonave urbane. Ndërsa disa shkolla të tjera po praktikojnë klsat kolektive për shkak të numrit të pakët të nxënësve.
Buxheti
Në vitin 2020, buxheti i akorduar i arsimit është 41.9 miliardë lekë, ose rreth 2.21% e Prodhimit të Brendshëm Bruto. Banka Botërore dhe institucionet e tjera kanë bërë apel të vazhdueshëm që buxheti për arsimin duhet të jetë së paku 5% e PBB-së, aq sa është edhe mesatarja e vendeve të BE-së.
© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
Sugjerime për përmirësimin e udhëzimit mbi ndalimin e telefonave celularë në mjediset shkollore
Hartimi i projektit kurrikular
Buxheti 2025 për arsimin dhe sportin rritet me +18%