BOTIM I RI

Aventurat tuaja fëmijë, i gjeni në librin "Dhelprat e shkretëtirës"



Zbuloni misterin e Morisit, 11 vjeçar, i cili sapo është shpërngulur në Dautremer, një fshat në Korsikë, derisa një ditë takon Odrin. Të gjithë fëmijët e kësaj grupmoshe do të gjejnë veten. Ndaj, nxitoni të bëheni pjesë e aventurave të tij.

Dy dhelpra dhe një sekret. I takon Morisit që ta zbulojë. Në moshën 11-vjeçare sapo është shpërngulur në Dautremer, një fshat i përhumbur në Korsikë: ndërkohë që prindërit do të merren me drejtimin e hotelit të rrënuar Napoleon, ai do të vërdalliset duke regjistruar tingujt e detit. Të paktën, kjo ishte ideja, derisa një ditë takon Odrin, një moshatare të tij. Ajo i tregon për zhdukjen e një marinari gjerman. Ky nuk është i vetmi mister. Shumë shpejt, Morisi dhe Odri do të zbulojnë se në të gjithë fshatin fshihet një sekret i errët, që i ka rrënjët në Luftën e Dytë Botërore. Në të njëjtën luftë, Romeli, gjenerali nazist i quajtur Dhelpra e Shkretëtirës, dhe Sant-Ekzuperi, autori i famshëm i Princit të vogël, mund të kenë bashkëpunuar për të ndryshuar fatin e konfliktit, duke nisur një gjueti thesari që zgjat prej 40 vjetësh dhe që shpie pikërisht në ata shkëmbinj…


Pierdomenico Baçalario, shkrimtar italian i librave për të rinj, ka lindur më 1974, në Acqui Terme, ku është rritur në mes të librave. Është vlerësuar me disa çmime, ndër të cilët BAttelo a Vapore. Është autor i më shumë se 60 romaneve, të përkthyera në 24 gjuhë. 



(Portali Shkollor)

1,558 Lexime
5 vjet më parë