DREJTSHKRIM

Arkivi i UÇK-së apo arkiva e UÇK-së?

MA. Mentor Hajrizi shkruan mbi përdorimin e drejtë në drejtshkrim të fjalës “arkiv”.

Në profilet e tyre të rrjetit social "Facebook", personalitete të shquara kanë shkruar për të dëshmuar rreth arkivit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). 


Ajo që më së shpeshti më ra në sy sot është zanorja -ë, përdorimi i panevojshëm i saj në fund të fjalës "arkiv". 


SQARIM:

Nuk shkruhet "arkivë", por duhet "arkiv"!

Fjala "arkiv,-i" është emër i gjinisë mashkullore (nr. njëjës). Ky emër, në numrin shumës bën "arkiva(t)".


Drejt: Arkivi i UÇK-së

Gabim: Arkiva e UÇK-së


Gabim të madh në përdorimin e kësaj fjale bëjnë edhe disa nga zyrtarët komunalë, referentët, të moshuarit dhe të rinjtë, të cilët shpesh i kam dëgjuar duke e përdorur "arhiva e...". Fjalën "arhiva" e kam gjetur të shkruar edhe në shkresa të ndryshme zyrtare, përfshirë po ashtu shkresat që lëshohen nga shkollat tona. 


Nga  MA. Mentor Hajrizi 



© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.  

10,277 Lexime
3 vjet më parë