Albas zhvillon trajnime me kredite në Tiranë
Muduli “Mësimdhënia në kurrikulat e reja” përmban një kredit dhe kushton 2 mijë lekë. Trajnimi zhvillohet me 23 qershor në ambientet e Qendrës së Trajnimeve Albas, autostrada Tiranë-Durrës km 4, rreth 100 m poshtë QTU.
Pas përfundimit të trajnimeve me kredite në disa qytete të vendit trajnimet janë zhvendosur në Tiranë duke i kushtuar një vëmendje të veçantë edukatoreve të kopshteve dhe çerdheve. “Mësimdhënia në kurrikulat e reja” është moduli i cili do të trajtojë çështje të rëndësishme që do t’ju shërbejnë në punën tuaj të përditshme.
Moduli “Mësimdhënia në kurrikulat e reja” është i miratuar nga Insitituti i Zhvillimit të Arsimit dhe përmban një kredit. Gjatë trajnimit do të diskutohet rreth këtyre çështjeve:
• Mësimdhënia dhe të nxënit bazuar në kompetenca.
• Konceptimi i orës mësimore bazuar në kompetenca.
• Reflektimi i metodave të mësimdhënies - nxënies ndaj programeve të hartuar mbi kompetencat e synuara nga nxënësit
• Kuptimi mbi situatën e të nxënit. Mënyrat e përpilimit dhe paraqitjes së tyre në lëndë të ndryshme.
• Roli i mësuesit/edukatorit për arritjen e rezultateve të të nxënit, të synuara në kompetenca, në lëndë të ndryshme.
Koncepti “shoqëri e hapur” dhe “globalizëm” shoqëruar dhe me zhvillimin intensiv të teknologjisë, ka theksuar nevojën për zhvillim kompetencash që sigurojnë të nxënit e vazhdueshëm. Referuar qëllimit të arsimit parauniversitar, pjesë e të cilit është arsimi parashkollor, kompetenca kyçe konsiderohen:
• Kompetenca e komunikimit dhe e të shprehurit;
• Kompetenca e të menduarit;
• Kompetenca e të mësuarit për të nxënë;
• Kompetenca për jetën, sipërmarrjen dhe mjedisin;
• Kompetenca personale (vetjake);
• Kompetenca qytetare;
• Kompetenca digjitale.
Muduli përmban një kredit dhe kushton 2 mijë lekë. Trajnimi zhvillohet me 23 qershor në ambientet e Qendrës së Trajnimeve Albas, autostrada Tiranë-Durrës km 4, rreth 100 m poshtë QTU.
Për të tjera detaje jeni të lutur të na kontaktoni në adresën [email protected] ose në numrin e telefonit 0697070480.
(Portali Shkollor)
Përfundojnë trajnimet në Elbasan dhe Durrës
QTPA: Kalendari i trajnimeve për provimin e Kualifikimit gjatë muajit shkurt
QTPA, trajnim me kredite për modulin “Raporti i progresit dhe arritjeve të nxënësit”