Opinion

Adelina Mina: Analfabetizmi funksional nis nga braktisja e mësimeve

“Nxënësi nuk thellohet, nuk jep ide, nuk mund të analizojë apo krahasojë, por thjesht qëndron pasiv. Të menduarit kritik është themeli i formimit të dijeve” , shkrim nga mësuesja Adelina Mina.

Të gjithë fokusohemi ta fillojmë çdo vit shkollor sa më mbarë, suksese e me arritje të realizuara. Por realiteti na zhgënjen, na errëson me gjithçka po ndodh. 


U rrudh numri i nxënësve, fenomeni "TopKlass" duke na shkëputur vëmendjen nga ngërçi që nuk kapërdihet "ANAFALBETIZMI FUNKSIONAL". Këtë e dëshmon çdo ditë e më shumë përditshmëria në auditorët e shkollave. 


Nxënësve që tashmë vijojnë në çdo ditë janë të lumtur nga jashtë, të qeshur, zbaviten me njëri-tjetrin, argëtohen, bëjnë humor, por ajo që dhemb fort, që fillon në zanafillë të rrugëtimit të dijes, që përbën sfidë në çdo aspekt, që traumatizon themelet e dijes është BRAKTISJA NGA MËSIMET, FORMALITETI. 


Si t'a kuptojmë ANALFABETIZMIN FUNKSIONAL?


Nuk është një analfabet që nuk di të shkruajë apo të lexojë, në të mësuarit me  kompetenca , TË MENDUARIT KRITIK është themeli i formimit të dijeve nga fillimi deri kur mbaron. Nxënësi nuk thellohet, nuk jep ide, nuk mund të analizojë apo krahasojë, por thjesht qëndron pasiv; mezi arrijnë të shkruajnë e të lexojnë. Kështu përcjellim nxënësit nga klasa në klasë e meriton apo jo të kalojë. 

Këtë shqetësim që ka kapluar e mbërthyer dhimbshëm këtë pjesë jetike filizash pasi ndërhyjnë një sërë faktorësh në familjet e tyre, në shoqëri e kudo në aktualitetin akademik, besoj e ndjejnë e gjithë ajo armatë arsimtarësh të devotshëm me pikëllim të madh dhe pse shumë reforma në arsim janë ndërmarrë si risi më të avancuara e më të integruara. Kjo rrjedhë sa vjen e thellohet pavarësisht statistikave dhe përqindjeve në kalueshmëri e vlerësimeve me nota. 


Si do të na shërbejnë në shoqëri në hallka të ndryshme të jetës këta nxënës?!




Nga Adelina Mina, mësuese në shkollën 9-vjeçare, Rreth – Greth, Rrogozhinë. 


©Portali ShkollorTë gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

1,748 Lexime
1 vit më parë