Truke për ta bërë më të lehtë jetën e një mësuesi/je
Zgjidhjet e thjeshta të problemeve të përditshme mund të quhen "truket e jetës". Kur bëhet fjalë për zgjidhje të thjeshta për mësuesit, ne i quajmë "truke të mësuesve".
Ne pyetëm disa mësues për truket e tyre të preferuara, të cilat mund t’i lexoni më poshtë.
1. ‘’Më pyet mua’’
Zgjidhni një nxënës/e që të jetë nxënësi/ja "Më pyet mua". Nxënësit mund t'i bëjnë pyetje atij/asaj, gjersa ju jeni të zënë duke ndihmuar të tjerët në klasë.
2. Prezantoni një sistem simbolesh
Për të pasur kontroll më të mirë të klasës, mund të prezantoni një sistem simbolesh për ta bërë më të lehtë ndjekjen e diskutimeve në klasë. Përdorni ato më poshtë, ose krijoni tuajat!
3. Monitoroni rrjedhën e punës së nxënësve tuaj
Kur nxënësit tuaj punojnë individualisht në klasë, ju mund t'u jepni atyre letra me ngjitëse me ngjyra të ndryshme në mënyrë që ata t'ju bëjnë të ditur se si po shkon detyra. Në këtë mënyrë, nxënësit më të tërhequr nuk vihen në një situatë të pakëndshme dhe askush nuk do të mendojë se është e turpshme të kërkosh ndihmë. Gjithashtu, kjo metodë mban nivelin e zhurmës në minimum.
4. Frymëzojeni nxënësit tuaj me një citat
Mund të jetë një ide e shkëlqyer për ta mbyllur ditën me një citim frymëzues. Interneti është plot me citate të mira, të cilat mund t’i vendosni në letër dhe t’i vëni rreth klasës në mënyrë që nxënësit t’i shohin gjithmonë.
5. Tik-tak, tik-tak
Mbajini nxënësit të motivuar dhe të fokusuar duke përdorur një kohëmatës të numërimit mbrapsht kur atyre u caktohen detyra që zgjasin më shumë se 10 minuta. Ka shumë shërbime falas, por mënyra më e lehtë për mësimdhënësin/en do të ishte ta bënin nga telefoni.
Burimi: Klikoni këtu
Përgatiti: Era Baliu, gazetare/korrespondente e Portalit Shkollor Albas për Kosovën
© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
Prindër, kuptoni fëmijën tuaj dhe respektoni punën e mësuesit!
Çdo lloj dhune nuk është bullizëm, por çdo lloj bullizmi është dhunë.
10 mendime të Maria Montessori-t për të edukuar fëmijët me shumë dashuri