Si të ndihmoni fëmijët tuaj të shmangin ankthin nga shkolla
Ankthi në lidhje me shkollën është një realitet për shumë fëmijë. Shkaqet e këtij ankthi variojnë te secili fëmijë, përfshirë vështirësitë në marrëdhënien prind-fëmijë, vetëbesimin e ulët, sfidat akademike, problemet sociale dhe konfliktet e kaluara në lidhje me shkollën.
Për të ndihmuar fëmijët të përballen me këtë ankth, është e rëndësishme që ju si prind të ndërmerrni disa hapa:
Mos e bëni rutinë mungesën e tyre në shkollë
Sado që mendoni se mund ta ndihmoni fëmijën tuaj duke e marrë më herët nga shkolla ose duke i justifikuar mungesat e tij në shkollë, prapëseprapë kjo nuk është mënyra e duhur për të vepruar. Kjo gjë nuk duhet të bëhet rutinë, sepse sa më shumë që të mundoheni ta shmangni atë nga ky ambient, gjendja e tij përkeqësohet edhe më shumë.
Ndihma profesionale
Merrni në konsideratë ndihmën profesionale nga një psikolog shkollor ose terapist për trajtimin e fobisë nga shkolla. Kjo gjë e ndihmon fëmijën tuaj të mësojë mbi ndjenjat e tij dhe të menaxhojë çdo situatë stresuese.
Ndihmoni fëmijën të bëhet më social
Inkurajoni fëmijën tuaj të lidhet me shoqëri të reja në klasë, sepse kjo gjë mund të ndihmojë në ndërtimin e një ndjenje të përfshirjes dhe të sigurisë.
Bashkëbisedoni me fëmijën tuaj
Flisni hapur me fëmijën tuaj për frikën që ka dhe inkurajoje të shprehet lirshëm me ju në mënyrë që të zgjidhni më lehtë problemin.
Librat i ndihmojnë fëmijët të flasin për emocionet
Koha e gjumit është koha e duhur që ta shfrytëzoni mundësinë e ndihmës ndaj fëmijës suaj. Leximi i librave me tregime ju jep të dyve diçka për t'u përqendruar dhe për t'u lidhur së bashku. Dhe, në këtë mënyrë ata marrin guximin dhe motivin për të bërë një hap më shumë drejt shkollës.
Andaj, është e rëndësishme të keni më shumë kujdes dhe të ofroni mbështetje të nevojshme fëmijëve tuaj. Duke i dhënë rëndësi dialogut të hapur, lidhjeve shoqërore dhe kujdesit profesional, mund të ndihmoni në ndryshimin e përvojës së tyre në shkollë për mirë.
Burimet: Kliko këtu dhe këtu
Përgatiti: Arlinda Hajdaraj, gazetare përgjegjëse e Portalit Shkollor Albas për Kosovën.
©Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
Aktivitetet që mund të organizojnë shkollat me rastin e Ditës Botërore të Personave me Aftësi të Kufizuara
Nëse nxënësit po kalojnë një situatë traumatike, ndiqni këto sugjerime
Prindër, ja se si të përdorni Platformën digjitale SMIP, për të parë notat e fëmijës tuaj, mungesat por dhe sjelljen në shkollë