Të jesh mësues i nxënësve të shkëlqyer
Mënyra sesi nxënësit e mirë progresojnë, kërkojnë mësues tejet profesionistë, që të mos ndihen të lënë pas dore, pasi ritmet e tyre janë mjaft të shpejta. Ju sjellim disa këshilla për mënyrën si duhet t'i trajtoni...
Mënyra sesi këto nxënës progresojnë, kërkojnë mësues tejet profesionistë, që të mos ndihen të lënë pas dore, pasi ritmet e tyre janë mjaft të shpejta. Nëse mendoni se aftësitë e tyre në të mësuar janë gjenetike, e keni gabim. Ka të bëjë më shumë me strategjitë që mësuesi i tyre ndjek.
Të planifikosh
Nxënësit më të mirë nuk dështojnë në sukseset apo planet e tyre, sepse përgatitja i ndihmon të arrijnë më të mirën. Mund të ndiheni të mbingarkuar me sasinë e punëve që ju pret, por një plan i qartë dhe i balancuar do ju ndihmojë të rrisni motivimin.
U mësoni gjërat thelbësore
Përpiquni t’i mësoni gjërat esenciale, më të rëndësishme. Strukturimi është shumë i nevojshëm, jo vetëm për nxënësit më të mirë, por edhe për të tjerët. Kështu maksimizohet aftësia e aktivitetit të trurit dhe përthithja e informacionit.
Çdo nxënës është unik
Filozofia e mësimdhësnies së mirë mbështet tek të mësuarit aktiv. Pra, nxënësit inkurajohen të nxjerrin vetë përfundimet e tyre. Secili ka mënyrën e tij unik të të mësuarit. Ndaj, edhe mësuesi duhet t’i përshtatet veçantisë së secilit
Lodhja
Lodhja është armiku numër një. Sa më mirë të flini, aq më shumë mund të mësoni. Kur pushoni siç duhet, truri juaj fuqizon njohuritë që keni mësuar gjatë ditës duke përditësuar informacionin. Nxënësit e jashtëzakonshëm e dinë rëndësinë e këtij faktori për procesin e të mësuarit.
Pjesmarrja në mësimdhënie
E keni vënë re sa të përfshirë janë nxënësit në mësimdhënie, duke bërë pyetje, duke ngritur diskutime me mësuesin. Gjithmonë bëni pyetjen “pse”. Është një pyetje kaq e madhe për një fjalë kaq të vogël.
Pyetjet e shpeshta
Bëni vazhdimisht pyetje të shpeshta, të shkurtra. Pyetje të cilat u përngjasojnë quiz-eve. Sepse përmes këtyre pyetjeve, përsëritet lehtësisht i gjithë materiali dhe pyetjet pararendëse.
Të mësosh nga gabimet
Nga gabimet mësohet. Gjithmonë disutoni mbi atë që nxënësit gabojnë më së shpeshti. Një mësues i mirë e di gjithmonë ku gabon nxënësi i tij.
Testimet kanë rëndësi
Mësuesit duhet t’i japin rëndësi provimit, në mënyrë që nxënësi ta marrë në konsideratë rëndësinë e tij. Përpara testimeve, mësuesit gjithmonë duhet të bëjnë një përsëritje të kapitullit, apo kapitujve në rast se është provim përfundimtar. “Përsëritja, nëna e dijes”.
Aplikimi në jetë i këtyre dijeve
Nxënësit më të mirë pranojnë se aftësitë përvetësuese janë thelbësore për sfidat me të cilat do të përballen në jetë. Mësimi nuk kufizohet vetëm në të mësuarit për provimin dhe marrjen e notave të mira, por për marrjen e njohurive dhe atë që mund të bëni me këtë njohuri. Gjatë procesit të mësimit më të thellë, studentët marrin përgjegjësinë për të mësuarin e tyre duke zbatuar aftësitë kryesore akademike në situatat reale të jetës.
Ndiqni inetresat tuaja
Nxënësit me rezultate të larta e duan të mësuarin. Ata kanë nevojë për njohuri të reja, për zbulime dhe njohje të reja. Inkurajoni kureshtjen e tyre dhe do të shikoni sa shumë do të rritet motivimi i tyre në të mësuar.
JO të gjithë nxënësit e duan shkollën dhe kanë objektiva të larta. Por, një mësues i mirë mund të krijojë një rutinë, një klimë pozitive dhe mund të ofrojë teknika interesantë për nxënësit e tij.
(P.Shtini; Portali Shkollor)
Prindër, kuptoni fëmijën tuaj dhe respektoni punën e mësuesit!
Çdo lloj dhune nuk është bullizëm, por çdo lloj bullizmi është dhunë.
Çfarë mund të bëjë shkolla për të parandaluar bullizmin?