Vetëdijësim

Studentë ekselentë, ja cilat janë aftësitë që duhet t'ju karakterizojnë

Studenti i shkëlqyer, ose i njohur ndryshe si studenti ekselent në shoqërinë shqiptare, identifikohet me disa aftësi. Në qoftë se nuk karakterizohet nga këto aftësi, ai nuk mund të jetë kurrë i tillë.

Të jeni studentë ekselentë përveç kënaqësisë që u jep ky titull, ka dhe sfida. Ju duhet të karakterizoheni nga disa aftësi tipike, që në vetvete ju karakterizojnë ju si studentë të shkëlqyer. 


Po cilat janë ato?

A karakterizohen të gjithë nga këto aftësi? 

Nëse jo si mund t'i fitoni?

Lexoni artikullin që kemi përgatitur për ju, për të kuptuar nëse dhe ju i keni këto aftësi.



Leximi i zgjuar 


Ju duhet të mësoni se si të lexoni shpejt. Për fat të mirë, duke qenë në kontakt të vazhdueshëm me internetin ju tashmë jeni bërë një lexues i aftë . Përdorni Google, për të hapur disa faqe në të njëjtën kohë. Ju nuk mund të pretendoni se keni lexuar çdo gjë, por e rëndësishme është të keni tendencë ta lexoni faqen shumë shpejt për të kuptuar idenë kryesore. 

Të mësosh se si të lexosh shpejt nuk është aq e vështirë sa tingëllon. Pjesa më e vështirë është të bindësh veten se mund ta kuptosh tekstin nëse lexon më shpejt. Nëse e shpejtoni shpejtësinë me të cilën mausi lëviz nëpër fjali, atëherë e keni rritur shpejtësinë e leximit. 



Stili i veçantë i shkrimit


Të shkruash, nuk do të thotë gjithmonë se ju duhet të mjaftoheni vetëm me shkrimin e një eseje, apo duke përmbushur detyrat e shtëpisë. Duhet të eksploroni mënyra shtesë për të praktikuar shkrime sa më shpesh të jetë e mundur. Filloni të shkruani gjithçka që dëshironi, një kartolinë, letër, poezi, këshilla, roman etj. Pasi të keni filluar ta praktikoni do të kuptoni nëse keni stil shkrimi, dhe do ndjeni lehtësi  shkrimi në detyrat e shkrimit .



Vetëpërgatitja e testin para provimit


Mënyra më e mirë për t'u përgatitur për test është ta praktikoni atë në shtëpi. Gjeni pyetje në internet testimi, për lëndën që ju do të testoheni dhe praktikohuni.

Qëllimi nuk është të memorizoni pyetjet me shpresën se ato do të shfaqen të njëjta. Qëllimi është të praktikoni dhe të mësoni se në cilat fusha jeni i dobët. Vendosni një afat kohor për testimin në shtëpi në mënyrë që të mund të zbuloni se sa kohë ju nevojitet dhe sa stresoheni kur jeni në limitin e  kohës .



Menaxhimi i kohës


Menaxhimi i kohës është një aftësi që mësohet përmes zakonit. Problemi është se për të krijuar një zakon, duhet të bësh diçka në mënyrë të përsëritur për një kohë të gjatë. Kjo do të marrë disiplinë.

Për secilën ese që do të shkruani, fillojeni me një plan të shkurtër se çfarë do të shkruani. Ky mund të jetë një draft i përafërt i ngjarjeve të ardhshme, të tilla si sa ditë keni përpara afatit tuaj, sa ditë ju nevojitet për ta shkruar. 

Ndiqni këtë rutinë dhe do të bëheni një planifikues më i mirë në përgjithësi, i cili do t'ju ndihmojë të menaxhoni kohën tuaj më lehtë.



Memorizimi i dijeve në mënyrë logjike dhe jo motorike


I memorizon dijet në mënyrë logjike. Janë të shumtë ata të cilët memorizojnë dijet në mënyrë motorike, dhe në fund të ditës nuk janë të aftë të rikujtojnë shumë mirë se çfarë kanë mësuar. Por ndryshem ata, një student ekselent mëson në mënyrë logjike.



Përgatiti: Marina Kërçeli

Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

2,381 Lexime
4 vjet më parë