Filma

10 filma që duhet të shohë çdo adoleshent

Vitet e adoleshencës janë famëkeqe për dashuritë e para, thyerjet e zemrës, momentet e ndjera aq thellë sa mendon se do të zgjasin përgjithmonë. Siç e dimë ne të rriturit, ato momente mbarojnë, dhe - për mirë ose për keq - ne jemi të mbërthyer me kujtimet.

Nëse po kërkoni të bëni një udhëtim në botën rinore të ngjarjeve të shkollës së mesme dhe sprovave dhe mundimeve të të qenit adoleshent, ne kemi vetëm listën për ju. 



1. Për të gjithë djemtë që kam dashur më parë (To All The Boys I’ve Loved Before)


Lara është një nxënëse e shkollës së mesme, dëshirat e së cilës fshihen në letra dashurie të padërguara, në një kuti – derisa motra e saj e vogël i dërgon të gjitha. Duke lundruar në pasojat romantike ajo krijon një marrëdhënie të rreme me djalin më të çuditshëm, Peterin.



2. John Tucker duhet të vdesë (John Tucker Must Die)


Ky film është një komedi romantike adoleshente e vitit 2006, në të cilën tri vajza mësojnë se ylli i basketbollit të shkollës së mesme, John Tucker, po takohet njëkohësisht me të gjitha. Kështu të tria vajzat bashkohen për ta rrëzuar atë. Pasi disa nga tentimet dështojnë, ato kërkojnë një shoqe klase për ta udhëhequr dhe për të thyer zemrën e tij.



3. Urrejtja që jep (The Hate U Give)


Bazuar në romanin e Angie Thomas, ky film përshkruan jetën e 16-vjeçares Starr Carter pas vrasjes së shokut të saj të fëmijërisë nga një oficer policie.



4. Vajzat e liga (Mean Girls)


Kejdi është një fëmijë e shkolluar në shtëpi, e cila i bashkohet një shkolle të mesme amerikane kur familja e saj zhvendoset nga Afrika. Ajo bëhet pjesë e grupit më të famshëm të shkollës, grup i udhëhequr nga "përrallorja, por e keqe" Regina George. Nëse dëshironi të shikoni një film për miqësinë, turpërimin dhe hierarkitë e shkollave të mesme, ky është i duhuri.



5. Me dashuri, Simoni (Love, Simon)


Një student introvert i shkollës së mesme bie në dashuri me një person klase anonim përmes emailit. Kur një nxënës gjen emailet dhe fillon të shantazhojë Simonin, ai detyrohet të përballet me të vërtetat për miqësinë e tij, familjen dhe identitetin e tij.



6. 10 gjërat që i urrej te ti (10 Things I Hate About You)


"Ka një ndryshim midis pëlqimit dhe dashurisë. Sepse më pëlqejnë këpucët e mia, por e dashuroj çantën time të shpinës Prada." Nëse vetë Shekspiri shkroi komedi për adoleshencë, ai nuk mund të vinte me vargje kaq të mira. Bianka është vajza e pasur popullore që lejohet të dalë në takime vetëm kur "shtriga e saj e urryer", motra më e madhe Kat del gjithashtu. 



7. Spider-Man: Kthimi në shtëpi (Spider-Man: Homecoming)


Me identitetin e Spider-Man-it të zbuluar tani, Peter Parker nuk është më në gjendje të bëjë jetën e tij normale nga rreziku i lartë i të qenit një superhero. Kur Peter kërkon ndihmë nga Doctor Strange, gjithçka bëhet edhe më e rrezikshme, duke e detyruar atë të zbulojë se çfarë do të thotë me të vërtetë të jesh Spider-Man.



8. Aventurat e dados (Adventures In Babysitting)


E zhgënjyer nga i dashuri i saj, nxënësja e shkollës së mesme Chris Parker pranon të kujdeset për tre fëmijë. Pasi merr një telefonatë të dëshpëruar nga mikesha Brenda, ajo bashkë me fëmijët që përkujdeset, niset në një aventurë për të shkuar në  qendër të Çikagos.



9. Te jesh 17 vjeç (The Edge Of Seventeen)


Gjithçka ka qenë tatëpjetë për Nadinë që kur i vdiq babai, vëllai i saj i madh u shndërrua në një shakaxhi të pashëm dhe, për t'i bërë gjërat edhe më të vështira, filloi të takohej me shoqen e saj më të mirë. 



10. Klasa e tetë (Eighth Grade)


Pak filma kapin me kaq sukses bezdinë dhe ankthin e të qenit adoleshent. Kayla nuk ka vetëbesim dhe përkulet nën peshën e emocioneve të saj ndërsa përpiqet të kalojë sa më mirë në javën e saj të fundit të klasës së tetë. Skenari i Burnham-it është veçanërisht i mprehtë në kapjen e asaj që do të thotë të jesh adoleshent në epokën e internetit – vlogimit, medieve sociale dhe telefonat inteligjentë janë një prani pothuajse e vazhdueshme.


Përgatiti: Era Baliu, gazetare përgjegjëse e Portalit Shkollor Albas për Kosovën

 

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

12,652 Lexime
3 vjet më parë