MËSIMDHËNIA

Strategjitë e një mësimdhënie efektive

Çdo aspekt i mësimdhënies suaj do të pasqyrohet në zhvillimin e nxënësve tuaj. Çdo strategji, këshillim ose përgatitje provimi, do ndikojë tek nxënësi juaj, ndaj është zgjedhja juaj, nëse doni të bëheni mësuesi që frymëzon apo jo.

Çdo aspekt i mësimdhënies suaj do të pasqyrohet në zhvillimin e nxënësve tuaj. Çdo strategji, këshillim ose përgatitje provimi, do ndikojë tek nxënësi juaj, ndaj është zgjedhja juaj, nëse doni të bëheni mësuesi që frymëzon apo jo.

Të japësh mësim, nuk do të thotë vetëm të stimulosh nxënësin të marrë notën më të lartë, por ta frymëzosh atë, ta mbushësh me pasion për lëndën. Ja ç'bën një mësues i mirë:


 Inspiron

Nxënësit motivohen, kur mësuesi është krenar për ta, jo vetëm për arritjet e tyre në nota, por edhe për sjelljen e tyre. Inkurajoni nxënësit të ndihmojnë njëri tjetrin, të bashkëpunojnë me njëri tjetrin. Secili nga nxnësit është unik dhe secili prej tyre ka një potencial. Mjafton të jeni vigjilentë dhe ta zhvilloni atë.

Përpjekja dhe entuziazmi juaj ndikojnë drejtpërdrejt në përkushtimin e nxënësve për të mësuar dhe për të qenë të interesuar për lëndën tuaj. Mësuesit e mëdhenj i frymëzojnë nxënësit duke treguar besim në aftësitë e tyre. Ata ofrojnë kurdoherë mbështjetje, për çfarëdolloj vështirësie.


✿ Mos paragjykoni prirjet e nxënësve

Jo çdo nxënës është i prirur për lëndën tuaj. Njëri mund të ketë aftësi të mira në lëndë shoqërore, një nxënës tjetër në lëndë shkencore. Kjo nuk duhet të bëhet pengesë për mësuesin. Secili mësues duhet ta ketë të qartë këtë fakt. Mësuesit e mëdhenj ndihmojnë studentët të mësojnë bazat e lëndës së tyre.


✿ Përgatitini nxënësit tuaj për jetën

Shumë kohë pasi disa fakte dhe fraza janë harruar, nxënësit tuaj do të mbajnë aftësitë intelektuale, me anë të cilave ju i keni ndihmuar të zhvillojnë mendimin e tyre kritik dhe krijues. Mësuesit e mëdhenj përgatisin nxënësit për  jetën që i pret.


✿ Ndërtoni tek ta aftësi komunikative

Sapo të ndihmoni nxënësit tuaj të gjejnë atë që duan të thonë, ju duhet t'i ndihmoni ata të gjejnë një mënyrë për ta thënë këtë. Nxënësit duhet të fitojnë aftësi komunikative dhe të kenë besim te ajo që thonë.


✿ Mësuesi mëson nxënësin si të kontribuojë në shoqëri. 

Është e lehtë për një nxënës të mendojë se procesi i të mësuarit është i kufizuar. U mjafton të mësojnë për testimin përfundimtar. Ndërkohë një mësuesi të mirë, nuk mjaftohet vetëm me një rezultat të mirë. Ata nxjerin mësimin jashtë kontekstit të klasës, për të shpjeguar fenomene shoqërore. Mësuesi mëson nxënësin si të kontribuojë në shoqëri. 



(P. Shtini; Portali Shkollor)

6,923 Lexime
5 vjet më parë