Emocionet dhe shqetësimet e moshës

Si të përqëndrohesh dhe të mësosh më shpejt

Pyetja e adoleshentit: Nuk më pëlqen të studioj dhe nuk arrij të përqëndrohem. Çfarë po më ndodh?

Pyetja e adoleshentit: Nuk më pëlqen të studioj dhe nuk arrij të përqëndrohem. Çfarë po më ndodh?


Përgjigjja e specialistit:

Është diçka normale, sepse je në kontakt me stimuj dhe përvoja shumë më argëtuese, sesa ato që të ofrojnë librat dhe tekstet që duhet të studiosh.

Por është, e rëndësishme, pa diskutim që ti të mos humbësh ritmin e punës në këtë fazë; duhet të mos harrosh se të ndjekësh ecurinë e mësimeve, është ndihma më e mirë që mund t’i japësh vetes për të qenë i/e përqendruar dhe për të arritur rezultate të mira në shkollë.

Nëse e kupton se tani duhet më shumë kohë për të studiuar se më parë, ndiq këto këshilla:

  • Fli mirë
  • Vendos një orar studimi pak a shumë të qëndrueshëm
  • Bëj pushim (lodhja ul aftësinë për t’u përqëndruar dhe të bën të humbasësh interesin për të vazhduar studimin)
  • Mësohu që të studiosh gjithmonë në të njëjtin vend.
  • Fike telefonin gjatë kohës së studimit (të harxhon shumë kohë)
  • Përpiqu ta organizosh kohën sa më mirë: pjesën më të madhe të punës kryeje gjatë javës, në mënyrë që fundjavën ta shfrytëzosh për t’u çlodhur dhe për t’u argëtuar me miqtë., sepse s’ka motivim më të mirë sesa një çlodhje e bukur pas një sforcimi.

Në periudhën e provimeve, gjatë përgatitjes për to, duhet ta kesh të qartë se kjo është detyra jote kryesore dhe duhet t’u përkushtohesh atyre me të pesta shqisat. Por kjo nuk do të thotë të rrish i/e mbyllur me orë të tëra duke studiuar dhe të heqësh dorë nga të gjitha aktivitet që kryen zakonisht. Edhe një pushim sado i shkurtër, do të të bënte mirë.


Strategjitë e studimit

  • Studio gjithmonë në të njëjtin pozicion. E mira është që të qëndrosh drejt, ulur në një tavolinë me një ndriçim të mirë.
  • Bëj një marrëveshje me familjen tëndë për të mbyllur derën në orët e studimit, që të mos shpërqëndrohesh shpesh.
  • Vlerësoje si duhet detyrën. Kur të fillosh të japësh çdo herë pak më shumë, atëherë do t’i kushtosh më shumë interes e vëmendje detyrës dhe do t’i bësh më me shumë dëshirë gjërat.

(Marrë nga libri "Seksi, 101 pyetje dhe përgjigje", botuar nga ALBAS)

15,040 Lexime
7 vjet më parë