Mos u shqetëso se çfarë mendojnë të tjerët...
Pyetja e adoleshentit: Më përpara isha shumë i/e lirë, ndërsa tani jam i/e varur nga mendimi që kanë të tjerët për mua. Përse më intereson kaq shumë se çfarë do të thonë ata?
Pyetja e adoleshentit: Më përpara isha shumë i/e lirë, ndërsa tani jam i/e varur nga mendimi që kanë të tjerët për mua. Përse më intereson kaq shumë se çfarë do të thonë ata?
Përgjigjja e specialistit:
Ky ndryshim në sjellje është pasojë e mungesës së vetëvlerësimit, e cila thellohet edhe më shumë gjatë pubertetit, që do të thotë se jë në kërkim të vazhdueshëmdrejt afirmimit të identitetit tënd. Duke mos u ndjerë pjesë e shoqërisë “së të rriturve”, ndrojtja shndërrohet në inat, i cili në thelb është një antikonformizëm rinor.
Përveç kësaj, tërësia e ndryshimeve fizike dhe psikike, si dhe shpejtësia me të cilën ndodhin, sjellin tek ti shumë pasiguri: të duket sikur nuk e njeh më trupin tënd të ri dhe as nuk mund t’i kontrollosh më ndjenjat i/e reja. Kjo të bën që të shfaqesh shumë i/e tërhequr, edhe pse natyra e karakterit tënd mund të jetë e hapur.
Hapi i parë...
Mos mendo se je personi i vetëm që ndihet kështu dhe se të tjerët të shohin si një person të huaj. Mos u shqetëso se çfarë mendojnë të tjerët: është diçka që nuk e kontrollon dot. Në dorën tënde është të përpiqesh të përmirësosh opinionin tënd për veten dhe të mos e harxhosh kohën me analizat e pafundme që i bën vetvetes.
(Marrë nga libri "Seksi, 101 pyetje dhe përgjigje", botuar nga ALBAS)
Të jesh i eksituar është njësoj si të kesh orgazëm?
Sporti ndikon pozitivisht në shëndetin e adoleshentëve
Si të ndërtoj ura komunikimi me prindërit?