Një milion fjalë, për fëmijët që lexojnë
Diferenca është e dukshme, midis fëmijëve që lexojnë dhe atyre që nuk lexojnë. Të lexuarit u shërben fëmijëve, u zgjeron atyre imagjinatën, ndaj prindër kushojini rëndësi këtij aspekti për të rritur fëmijë të shëndetshëm.
"Një milion fjalë" mund të jetë çelësi për të shpjeguar dallimet në zhvillimin e fjalorit dhe të leximit midis fëmijëve të ndryshëm, tha Jessica LOGAN, profesore e asociuar e studimeve edukative në Universitetin Shtetëror të Ohajos.
Fëmijët që lexojnë një libër në ditë dëgjojnë rreth 290,000 fjalë më shumë sesa fëmijët që nuk lexjnë. U referohemi fëmijëve të moshës 5-vjeçare, të cilëve u lexojnë prindërit.
"Fëmijët që janë të ekspozuar ndaj një numri më të madh fjalësh do të jenë më të përgatitur kur të fillojnë shkollën dhe prindërit do ta kenë më të lehtë kur ata të fillojnë të mësojnë të shkruajnë dhe lexojnë".
Logan thotë se u frymëzua nga një studim i mëparshëm, tek i cili, tre e katërta e prindërve nuk i kishin lexuar asnjë libër fëmijës së tyre, dhe vëtëm një e katërta e tyre i lexonin fëmijës një herë në dy javë.
"Fakti që kishte kaq shumë prindër që nuk i lexonin kurrë fëmijëve të tyre ose rrallë ishte mjaft tronditëse”. Kjo sigurisht që ndikon negativisht dhe lë shumë gjurmë në përgatitjen e mëvonshme të fëmijëve.
Studiuesit bashkëpunuan me Bibliotekën Metropolitane të Columbusit, e cila përzgjodhi librat e parashkollorit më të kërkuar nga fëmijët dhe prindërit e tyre. Logan dhe kolegët e saj zgjodhën rastësisht 30 libra dhe numëruan sa fjalë kishte në secilin libër. Ata zbuluan se librat për fëmijët më të vegjël përmbajnë mesatarisht rreth 140 fjalë, ndërsa broshurat përmbajnë rreth 228 fjalë. Me këtë informacion, kërkuesit llogarisnin sa fjalë do të dëgjonte fëmija nga lindja deri në moshën pesë vjeçare, pra në nivele të ndryshme leximi.
Bazuar në këto llogaritje, u arrit në këtë përfundim: fëmijët që nuk lexonin zotëronin 4662 fjalë, fëmijët që lexonin 1-2 herë në javë zotërojnë 63 570 fjalë, fëmijët që lexojnë nga 3 deri 5 herë në javë zotërojnë 169 520 fjalë, ndërsa për fëmijët që lexojnë çdo ditë zotërojnë 296,660 fjalë. Diferenca është e dukshme, midis fëmijëve që lexojnë dhe atyre që nuk lexojnë.
Për me tepër, fjalëve nëpër libra u bashkangjiten edhe koncepte. Këto koncepte janë të pamundura të kuptohen nga fëmijët përmes një komunikimi të përditshëm. Pra, fëmijët duke dëgjuar një bisedë të prindërve të tyre në përditshmëri e kanë të vështirë të kuptojnë konceptin e asaj që sugjeron fjala.
"Fjalët që dëgjojnë fëmijët nga libri mund të jenë të një rëndësie të veçantë dhe ndihmon fëmijët në artikulimin e tyre, i bën ata më oratorë dhe më të shkathët." Çdo herë që prindërit do u lexojnë fëmijëve, gajtë shpjegimit të historisë, do të ndërfusin më shumë fjalë të reja, të cilat fëmija për nga vetë natyra kureshtare i memorizon.
Rezultatet e këtij studimi theksojnë rëndësinë e leximit. Të lexuarit u shërben fëmijëve, u zgjeron atyre imagjinatën, ndaj prindër kushojini rëndësi këtij aspekti për të rritur fëmijë të shëndetshëm.
(P.Shtini; Portali Shkollor)
Prindër, kuptoni fëmijën tuaj dhe respektoni punën e mësuesit!
Çdo lloj dhune nuk është bullizëm, por çdo lloj bullizmi është dhunë.
Çfarë mund të bëjë shkolla për të parandaluar bullizmin?