Si të ndihmojmë fëmijët në situata krize?
Kjo është një periudhë shumë sfiduese ku fëmijët nuk mund të kuptojnë se çfarë po ndodh dhe kanë nevojë për mbështetjen tonë. Moskuptimi i situatës shkakton frikë. Ja si mund t’i ndihmoni ata.
Kjo është një periudhë shumë sfiduese ku fëmijët nuk mund të kuptojnë se çfarë po ndodh dhe kanë nevojë për mbështetjen tonë. Moskuptimi i situatës shkakton frikë. Kjo është arsyeja përse ata shfaqin sjellje agresive, mbyllen në vetvete dhe kërkojnë vazhdimisht vëmendjen tuaj. Mbingarkesa dhe emocionet e pakëndshme janë rezultatet e kësaj situate. Është e rëndësishme të dini se e gjithë kjo është një reagim normal ndaj traumës. Mos fajësoni as veten, as fëmijët. Ja si mund t’i ndihmoni ata:
Thoni të vërtetën
Mos veproni para fëmijëve dhe mos bëni sikur nuk ka ndodhur asgjë e tmerrshme. U thoni fëmijëve të vërtetën. Fëmijët na përjetojnë në të njejtin nivel emocional dhe e dinë saktësisht kur diçka nuk është në rregull. Fëmijët përjetojnë frikë kur ajo që themi nuk përputhet me ndjenjat tona.
Jini prezent
Përqendroni vëmendjen tek fëmija. Vini re emocionet e fëmijës suaj dhe emërojini. Flisni për atë që po ndodh tani. Flisni për atë që fëmija mund të shohë, dëgjojë dhe ndiejë në atë moment.
Jini të ngrohtë
Siguroni intimitet fizik. Përqafojini dhe flisni me ta me një ton të ngrohtë dhe të këndshëm. Tregoni atyre histori argëtuese dhe qetësuese.
Flisni për superheronjtë
Flisni për superheronjtë. Lërini fëmijët të ndiejnë se ka njerëz që mund t'u besojmë, të cilët janë këtu për ne. Lërini të ndiejnë besim te njerëzit. Lërini të zhvillojnë një ndjenjë që ne mund të mbështetemi te dikush kur na vijnë ditë të vështira.
Flisni për ndjenjat
Më trego si ndihesh. Përshkruani secilin emocion. Ku dhe kur e ndjeni atë në trupin tuaj? Lërini fëmijët të krijojnë përshtypjen se është krejt në rregull të ndiejnë emocione të pakëndshme. Nëse ata shfaqin zemërim, jini pranë tyre dhe tregojuni se është normale të ndiheni kështu.
Dëgjojini ata
Jepuni atyre një shans për të thënë atë që ndiejnë dhe atë që kanë përjetuar. Bëni pyetje të hapura. Si u ndjeve? Çfarë pe, dëgjove?
Lërini të vizatojnë
Fëmijët e kanë të vështirë të shprehin ndjenjat e tyre haptazi. Një nga mënyrat është vizatimi. Duke vizatuar me një muzikë të qetë në sfond, fëmijët ndihen shumë rehat dhe shprehin gjithçka ndjejnë.
Përfshihuni në lojë
Luaj me ta. Mund të jetë komode si për ata ashtu edhe për ju.
Mos ua fshihni lajmet
Mbajini fëmijët larg TV dhe stimujve të pakëndshëm, por nëse fëmijët kanë dëgjuar disa nga lajmet që nuk janë të mira dhe duan të dinë se çfarë po ndodh, mos jepni përgjigje të tipit: "Nuk ka asgjë, gjithçka është në rregull!" ose "Je shumë i vogël për ta kuptuar". Përgjigjuni sinqerisht, dhe nëse nuk e dini përgjigjen.
Mbani një rutinë
Fëmijët e duan rutinën, kjo u jep atyre siguri dhe rehati.
Përktheu: P. Shtini
©Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
Çdo lloj dhune nuk është bullizëm, por çdo lloj bullizmi është dhunë.
Rëndësia e bashkëpunimit shkollë-familje
Shembuj se si mund të përpiloni një CV