“Rregullat”

Si të ndërtoni marrëdhënie më të mira me nxënësit

Të ndërtosh marrëdhënie të mirë me nxënësit është e thjeshtë, por jo gjithmonë! Në shumë raste keni të bëni me nxënës të tipeve të ndryshëm. Në këtë mënyrë ky aspekt bëhet disi i ndërlikuar. Ekzistojnë rregulla të pashkruara që ju vijnë në ndihmë.

Profesioni i mësuesve sa i bukur është edhe i vështirë, e sidomos kur vjen fjala te ndërtimi i marrëdhënie të mira me nxënësit e tyre. Në ditët e sotme kjo është e rëndësishme sepse qëndrimi strikt ose autoritar prej mësuesi nuk mjafton në një klasë! Pavarësisht se ekzistojnë tipe të ndryshëm nxënësish, ekzistojnë edhe disa mënyra efikase se si marrëdhëniet me mësuesit e tyre të shkojnë “vaj”! 

Pra ju si mësues duhet të bëni një dallim midis ndërtimit të një “marrëdhënie pune” dhe të një “marrëdhënie autentike” me nxënësit tuaj. Në këtë mënyrë ju do t’ia dilni me çështjen e menaxhimit të klasës ndërsa kjo e fundit do të bëhet një vend më i këndshëm për të gjithë. Më poshtë do të gjeni disa rregulla për t’u ndjekur nëse dëshironi të keni marrëdhënie më të mira me nxënësit tuaj. 


1. Bëni pyetje dhe ndihmojini nxënësit të bëjnë pyetje të mira;

2. Jepni përshëndetje të ngrohta ose argëtuese, sa herë që futeni dhe dilni nga klasa;

3. Qeshni së bashku;

4. Luani dhe ndihmojini nxënësit tuaj të mësojnë përmes lojrave ;

5. Dëgjojini me vëmendje nxënësit tuaj për çdo gjë; 

6. Vlerësojini tipat dhe ndjenjat e tyre. Është shumë e rëndësishme mos të paragjykoni;

7. Inkurajoni përpjekjet e tyre sado të vogla mund të jenë;

8. Jepini dashuri nxënësve tuaj. Nuk ju kushton asgjë. Dashurinë e tyre do ta merrni dyfish; 

9. Ndani me ta kohë për të ndjekur aktivitete të ndryshme, edhe jashtë shkolle; 

10. Ofroni mbështetje për çdo gjë – akademike, emocionale, psikologjike etj;

11. Mos harroni se çfarë ju tregon një nxënës;

12. Lërini ndonjëherë nxënësit tuaj të marrin drejtimin e orës së mësimit; 

13. Inkurajoni miqësinë ndërmjet nxënësve që zakonisht nuk bashkëveprojnë me njëri-tjetrin;

14. Ndani me nxënsit tuaj ndonjë histori personale nga jeta juaj. 

15. Krijoni mënyra speciale kur takoheni rastësisht me nxënësit tuaj jashtë ambienteve të shkollës; 

16. Dëgjoni së bashku muzikën e preferuar të ndonjë nxënësi ose shihni një video;

17. Përfshini interesat e nxënësve në orët tuaj mësimore ose projektet shkollore; 

18. Uluni së bashku në dysheme. 

19. Jepni atyre detyra klase që do t’u pëlqenin;

20. Mos harroni asnjëherë kontaktin me sy; 

21. Telefonojini të afërmëve të nxënësve për sjelljet e tyre të mira më shumë se sa për sjelljet e këqija; 

22. Buzëqeshni. Nxënësit tuaj kanë nevojë për këtë gjithmonë pavarësisht problemeve që ju mund të keni; 

23. Bëjani të qartë nxënësve se juve ju intereson që ata të mësojnë mbi të gjitha për t’u bërë njerëz të mirë e të kompletuar në të ardhmen; 

24. Bëjini pjesë të kujtesës afatshkurtër të gjitha ngjarjet e padobishme që mund të ndodhin në klasë; 

25. Bëhuni modeli i mësuesit që fal dashuri dhe toleron;

26. Tregojini atyre se ju e dini shumë mirë se si të argëtoheni. Humanizojeni veten sa më shumë;

27. Shmangni sa më shumë të mundni sarkazmën; 

28. Disiplinoni shokët e tyre me respekt; 

29. Mos e humbni durimin tuaj. Asnjëherë;

30. Përdorni mësimin e bazuar në projekte për t'i ndihmuar ata të krijojnë përvoja të të nxënit që ndryshojnë jetën e tyre.

31. Luani lojra me ta veçanërisht duke krijuar grupe. 

32. Lexojini atyre materiale letrare jo mësimore. 


(Përgatiti: Nanila Biçaku, Portali Shkollor) 

7,923 Lexime
6 vjet më parë