HISTORI SUKSESI

Si të jeni të suksesshëm në jetë nga Tony Robbins

Tony Robbins përfaqëson një histori suksesi. Me një fëmijëri të vështirë, ai u largua nga familja në moshën 17 vjeçare për të mos u kthyer. Sot, ai është një nga njerëzit më me impakt në botë dhe njihet për aftësinë e tij për të emocionuar dhe frymëzuar.

Robbins u rrit në Hollywood-in Verior. Ai ishte më i madhi nga tre vëllezërit e motrat. Nëna e tyre ishte e varur nga droga dhe alkooli dhe ishte abuzive fizikisht dhe ai duhej të mbronte vëllain dhe motrën, kështu që u bë psikolog nga nevoja.


Në moshën 17 vjeçare, Robbins punoi si rojtar pas shkollës dhe i ndihmoi njerëzit të lëviznin gjatë fundjavave për të fituar para për të ndihmuar familjen e tij. Gjatë gjithë jetës ai zgjodhi rrugën më të vështirë, jo atë më të thjeshtë. Sekreti i jetës është të punosh shumë me veten. Sot ai numëron pafundësisht ndjekës. Trajnimet e tij janë ndër më të suksesshmet. 


Të gjithë jemi duke u përpjekur të kuptojmë se si të jemi të suksesshëm në jetë. Megjithëse suksesi duket ndryshe për të gjithë, ekziston një ekuacion që mund të përdorni për të arritur rezultatet që dëshironi. Formula përfundimtare se si të bëheni të suksesshëm përbëhet nga disa parime kryesore: të përcaktoni rezultatin që dëshironi, të dini se çfarë ju frymëzon, të vini re rezultatet tuaja dhe të përshtatni qasjen tuaj. 


Të mësosh se si të jesh i suksesshëm është një proces shumë personal që do të duhet të përshtatesh për të pasqyruar vlerat e tua unike. Strategjitë e mëposhtme do t'ju sjellin më afër vetes dhe suksesit.



Përcaktoni suksesin


Qartësia është fuqi. A po kërkoni të thelloni marrëdhëniet tuaja personale? Ndoshta qëllimi juaj është të përparoni në karrierën tuaj. Kur jeni specifik në atë që dëshironi, bëhet më e lehtë të ndërmerrni hapa veprues për ta arritur qëllimin tuaj. Përsosni vizionin tuaj.

Kur jeni duke punuar se si të jeni të suksesshëm në jetë, duhet t’i dini të gjitha arsyet tuaja. Kur keni qartësi absolute të qëllimit, do ta mbani në mendje atë qëllim edhe kur gjërat vështirësohen.  



Miratoni mendimin e duhur. Udhëhiquni nga energjia pozitive


Energjia ndjek fokusin. Duke u përqëndruar në gjithçka që mund të shkojë keq, në thelb po krijoni një profeci të vetë-përmbushjes. Mendimet e vazhdueshme negative si "Nuk mendoj se ia dal" ose "Dikush shumë më i zgjuar se unë është më i përshtatshëm", quhen besime kufizuese. Energjia juaj do të rrjedhë drejt gjithçkaje që keni në mendje, dhe nëse po i afroheni një situate plot dyshime dhe negativitet, ka të ngjarë të merrni rezultatin nga i cili keni frikë.  

Pse ta dërgoni energjinë tuaj drejt gjërave që nuk i doni? Kur ju shfaqet një mendim negativ, zëvendësojeni atë me një mendim pozitiv. Në vend që të mendoj, "Unë kurrë nuk do të mësoj se si të bëhem i suksesshëm " duhet menduar: "Unë mund ta bëj këtë". Në vend që të merreni me skenarët më të këqij, imagjinoni rezultate të jashtëzakonshme. Kur rrethanat bëhen sfiduese, reflektoni mbi atë që ju bëri që të ndiqni suksesin në radhë të parë. 


Vepro


Qëllimet dhe ëndrrat tuaja nuk do t'ju vijnë nga qielli. Ju duhet të ndërmerrni veprime.  Vetëm duke ndërmarrë veprime massive, mund të prodhoni rezultate masive. Kjo do të thotë të rrëzoni rutinën tuaj në mënyrë drastike dhe të zëvendësoni zakonet e këqija me ato të dobishme.

Të punosh drejt qëllimeve tuaja mund të përfshijë orë të gjata, shumë praktikë dhe të dilni jashtë zonës stë rehatisë. Dhe mbani mend, dështimi shpesh është pjesë e procesit. Nëse ndërmerrni një veprim masiv dhe përjetoni dështim gjatë rrugës, vazhdoni. Disa nga udhëheqësit më të mëdhenj të kohës sonë dështuan përpara se të kishin sukses.



Studioni sukseset e të tjerëve


Pavarësisht në cilën fushë jeni apo çfarë po përpiqeni të bëni me jetën tuaj, dikush tjetër e ka bërë atë më parë. Ndërsa mësoni se si të bëheni të suksesshëm , studioni strategjitë e tyre dhe modifikojini ato për qëllimet tuaja. Tony Robbins e quan këtë "modelim", sepse ju po modeloni përpjekjet tuaja mbi to.

Me cilat sfida përballeshin dhe si i kapërcyen ato? Ndërsa gërmoni në jetën e tyre dhe kuptoni pengesat e tyre, ju mund të ndërtoni strategjinë tuaj.



Ndiq progresin tënd


Kur e gjeni veten duke thënë vazhdimisht "Unë dua të di si të jem i suksesshëm" dhe duke punuar drejt qëllimit tuaj, mos harroni të ndaleni për të kontrolluar përparimin tuaj gjatë rrugës. Vëzhgimi i rezultateve tuaja është thelbësor.



Jini fleksibël


Asnjë sukses i madh nuk u arrit pa ndonjë përpjekje, ose vetëm me një provë. Thomas Edison tha “Unë nuk kam dështuar. Sapo kam gjetur 10,000 mënyra që nuk do të funksionojnë ”. Aftësia për të ndërruar ingranazhe dhe për të provuar gjëra të reja është çelësi për të qenë i suksesshëm në jetë. 

Nëse një përpjekje nuk funksionon, ndryshoni strategjinë tuaj dhe provoni përsëri. Ndërsa vazhdoni të eksploroni se si të jeni të suksesshëm dhe çfarë do të thotë sukses për ju personalisht, kurrë mos kini frikë të filloni nga e para dhe të ndërroni atë që po bëni. Rruga drejt rritjes personale është e gjatë dhe gjithnjë në ndryshim.



Mos kini turp të kërkoni ndihmë


Nëse keni nevojë për ndihmë, kërkoni atë. Ju do të gjeni njerëz, miq, familjarë dhe kolegë, të cilët dëshirojnë të ofrojnë ndihmën e tyre. Ata mund ta shohin një sfidë nga një këndvështrim tjetër, ose të vërejnë një model që ju nuk e shihni. 



Argëtohu ndërkohë!


Mëso të duash duke punuar. Nëse suksesi do të thotë të krijoni më shumë lidhje, gjeni mënyra për të zgjeruar rrjetin tuaj. Ndërsa përfshini sjellje dhe aktivitete të reja në përpjekjet tuaja për sukses, do të zbuloni se po krijoni një mënyrë jetese të gjallë dhe kuptimplotë.



Mendoni jashtë kutisë


Mos paragjykoni! Jini mendjehapur! Përpiquni të kuptoni! Duajini njerëzit! KJo do të thotë të tejkalosh çdo paragjykim. Pranoje gjënë ndryshe. 



Përktheu Parajsa Shtini

Burimi: https://www.tonyrobbins.com/how-to-be-successful/?fbclid=IwAR0tSOytiA5WkV-SmyEcue6dVT2X8LBDlQa2fHjTXgypan1pcl5Es2RQp88


©Portali ShkollorTë gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

3,066 Lexime
3 vjet më parë