PËRMIRËSIMI I MËSIMDHËNIES

Si ta përmirësojmë mësimdhënien?

Kur jep një mësim, është e rëndësishme të saktësosh se në cilin aspekt po përqëndrohesh. Duhet gjithmonë zotërim maksimal i njohurive rreth së cilave, ti mësues, po tregohesh kompetent.

Sa shpesh duhet ta respektojmë mësimin e mësuesve të tjerë?

Përgjithësisht pranohet që vëzhgimi i papritur dhe i paparalajmëruar i mësimit është më i dobishëm se vëzhgimet zyrtare që kryhen një herë në semestër. Ideja nuk është të kapësh “mat” mësuesin, por qëllimi duhet të jetë pozitiv. Kthejeni këtë mundësi në përvoja pozitive dhe shikoni klasën me entuziazëm..

 

Në cilin aspekt duhet të fokusoheni?

Është shumë e lehtë: a mësojnë fëmijët? A ka mësuesi njohuritë dhe shkathtësitë e nevojshme për avancimin e fëmijëve në mësim? (Është e rëndësishme që përmbajtja e subjektit të dihet mjaftueshëm që të mund ta vlerësojnë atë me besueshmëri). A janë pozitive marrëdhëniet ndërmjet mësuesve? Është e rëndësishme të shpërfillni paragjykimet tuaja rreth mënyrës sesi një mësues e zhvillon një orë mësimore. Ju mund të keni stilin tuaj ose metodën e mësimdhënies që ju përshtatet më mirë.

 

A mësojnë nxënësit?

Prezantimet në PowerPoint janë të rëndësishme, ato tërheqin vëmendjen e nxënësve dhe janë interaktive. Studentët duhet të inkurajohen të bashkëpunojnë. Një mësim i mirë duhet të përfundojë me një diskutim.


Ji i saktë!

Kur jep një mësim, është e rëndësishme të saktësosh se në cilin aspekt po përqëndrohesh. Duhet gjithmonë zotërim maksimal i njohurive rreth së cilave, ti mësues, po tregohesh kompetent.

 

Mos qëndroni vetëm - merrni pjesë

Asgjë nuk është më e keqe se një mësues që ulet në cep të klasës. Kontakti me sy është shumë i rëndësishëm. Bisedoni me fëmijët, kërkoni nga ata pyetje rreth asaj që po mësojnë.


PARA, GJATË DHE PAS ...

1. Para Mësimit - Specifikoni temën kryesore të mësimit.

2. Gjatë mësimit - bisedoni me fëmijët, bashkëveproni me ta.

3. Pas mësimit - Nxitni bisedën. Organizoni kohën për reagime, sugjerime, pyetje, ankesa, etj.



(Përshtati P. Shtini; Portali Shkollor)


2,589 Lexime
5 vjet më parë