“Shqipëria ime”, libërth personal
Libri personal “Shqipëria ime”, krijuar nga mësuesja Zamira Burnazi, përmbledh legjenda, simbole kombëtare, trashëgimi kulturore dhe natyrore. Me lojëra dhe detyra, libri nxit dashurinë për atdheun dhe vlerësimin e traditave shqiptare.
Libri personal “Shqipëria ime”, i krijuar nga mësuesja Zamira Burnazi për nxënësit e klasës së III-A të shkollës 9-vjeçare “Ahmet Gashi” në Tiranë, është një udhëtim edukativ dhe frymëzues përmes historisë, kulturës dhe natyrës shqiptare. Ky libër përfshin legjenda, simbole kombëtare, florën dhe faunën, qytetet kryesore, veshjet popullore, vallet dhe instrumentet muzikore tradicionale, duke nxitur krenarinë kombëtare dhe ndërgjegjësimin për trashëgiminë e pasur të vendit tonë.
Nëpërmjet detyrave dhe lojërave interaktive, nxënësit mësojnë të dashurojnë dhe të vlerësojnë më shumë atdheun e tyre.
© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
Vlerësimi i nxënësit për zhvillimin e kompetencave kyçe
Si të organizojmë festën e fundvitit në klasë
Teste vlerësimi për klasën e parë