“Unë dhe Libri”, projekt model për nxënësit e klasës së katërt

Ky projekt për klasën e katërt synon të nxisë dashurinë për leximin përmes aktiviteteve si klubi i leximit, ekspozita e librave, shkrimet krijuese dhe vizitat në bibliotekë. Integron disa lëndë dhe zhvillon aftësi kritike e krijuese te nxënësit. Përgatiti mësuesja Anila Fermaca.

"Unë dhe libri", është një projekt mësimor, i realizuar si një orë e hapur me rastin e provimit të kualifikimit për shkallën e parë, nga mësuesja Anila Fermaca për nxënësit e klasës së katërt, shkolla “Adem Haxhija”, Boks. Ai ka një kohëzgjatje prej 24 orësh dhe përfshin disa lëndë si Gjuhë shqipe, Qytetari, Histori, Art pamor dhe TIK. 


Qëllimi dhe idetë kryesore  


Projekti synon të:  


  • Promovojë leximin, duke nxitur nxënësit të zhvillojnë një dashuri për librat.  
  • Forcojë lidhjen personale me librin, përmes reflektimit mbi përvojat e leximit.  
  • Zhvillojë aftësitë e komunikimit dhe shkrimit, përmes eseve, prezantimeve dhe recensioneve.  
  • Nxisë reflektimin mbi mesazhet e librave, duke i lidhur ato me jetën reale.


Aktivitetet e projektit  


 Klub leximi – Nxënësit diskutojnë mbi librat e lexuar.  

 Ekspozitë librash – Secili prezanton një libër të preferuar.  

 Shkrime krijuese – Historira të frymëzuara nga librat e lexuar.  

 Takim me një shkrimtar – Për të ndarë përvojën e krijimit letrar.  

 Vizita në bibliotekë – Njohja me botën e librave dhe bibliotekistin.  

 Konkurs krijues – Vizatim, poezi ose ese mbi një libër.


Përfshirja në kurrikulë  


Projekti shtrihet në tre periudha dhe përfshin faza të ndryshme të punës nëpër lëndë, duke integruar gjuhët dhe komunikimin, shoqërinë dhe mjedisin, artet dhe teknologjinë. Ky planifikim i strukturuar synon të zhvillojë një kulturë leximi ndër nxënësit, duke i ndihmuar ata të kuptojnë rëndësinë e librave në jetën e tyre akademike dhe personale. 


© Portali Shkollor Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

2,039 Lexime
3 ditë më parë