
"Traditat në zonën tonë", orë model për klasat e pesta
Mësuesja Ermira Suma ka zhvilluar një orë të hapur model me projektin "Traditat në zonën tonë", ku nxënësit eksploruan dhe vlerësuan trashëgiminë kulturore lokale. Aktivitetet praktike, si intervistat dhe vizitat në muzeume, ndihmuan në ruajtjen dhe promovimin e traditave të zonës.
Mësuesja Ermira Suma nga shkolla e mesme e bashkuar "Adem Haxhija", Boks, e Arsimit Fillor, ka zhvilluar një orë të hapur model në të cilën prezantoi një projekt mbi "Traditat në zonën tonë" për shkallën e parë të kualifikimit.
Ky projekt për klasat e 5-ta, ka për qëllim të angazhojë nxënësit në një hulumtim të thellë mbi traditat dhe kulturën lokale, duke ndihmuar ata të kuptojnë dhe vlerësojnë pasuritë kulturore që i rrethojnë.
Projektin ka një kohëzgjatje prej 36 orësh dhe përfshin lëndë të ndryshme si Gjuhë shqipe, Matematikë, Dituri natyre, Qytetari, Histori, Muzikë, Art pamor, Edukim fizik, sport dhe shëndeti, dhe Teknologji. Në këtë projekt, nxënësit do të përfshihen në aktivitete praktike dhe kërkimore që synojnë ruajtjen dhe pasurimin e traditave të zonës.
Qëllimi i projektit është të rrisë ndërgjegjësimin për rëndësinë e trashëgimisë kulturore dhe ruajtjen e saj për brezat e ardhshëm, si dhe të zhvillojë aftësitë kërkimore dhe analitike të nxënësve. Pjesë e projektit janë aktivitete si intervista me njerëz të moshuar të zonës, vizita në muzeume dhe ekspozita lokale, aktivitete artizanale dhe shfaqje kulturore, që kanë për qëllim angazhimin dhe formimin e një lidhjeje të drejtpërdrejtë me traditat e zonës.
Ngjarjet hyrëse, si festat tradicionale, intervistat me individë të moshuar, vizitat në muzeume, dhe aktivitete të tjera kulturore, synojnë të nxisin kërkimin dhe angazhimin e nxënësve. Ky projekt gjithashtu i mundëson nxënësve të zhvillojnë aftësitë e komunikimit, krijimit të projekteve me bazë komunitare dhe kuptimit të thellë të rëndësisë së ruajtjes së traditave.
© Portali Shkollor - Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
VANAF 2024/ Modele testesh të Vlerësimit të Arritjeve të Nxënësve të Arsimit Fillor
VANAF 2023/ Modele testesh të Vlerësimit të Arritjeve të Nxënësve të Arsimit Fillor
“Unë dhe Libri”, projekt model për nxënësit e klasës së katërt