Shpikjet e shekullit XXI, pesë nxënës nga Lushnja krijojnë serën inteligjente dhe shpallen fitues

Pesë nxënës të arsimit fillor të shkollës “Skënder Libohova” në Lushnjë janë vlerësuar me çmimin e parë në Shqipëri në projektin për shpikjet e shekullit 21, pasi arritën të realizojnë një serë me lule inteligjente. Në garën për projektet morën pjesë 10 shkolla nga i gjithë vendi.

Pesë nxënës të shkollës 9-vjeçare “Skënder Libohova” në Lushnjë kanë arritur të marrin çmimin e parë në Shqipëri në projektin për shpikjet e shekullit 21.


Këta nxënës arritën që të realizojnë një serë inteligjente. Nxënësit vunë në zbatim njohuritë e marra ne lëndën Dituri natyre dhe TIK dhe realizuan me sukses këtë serë, që është inovacion fëminor, por mjaft shkencor dhe i domosdoshëm për fermerët.


Atyre u është dashur që të punojnë dy javë dhe ideja u erdhi pasi vizituan më herët një serë diellore, ku u njohën me problemet që kishin punonjësit. Prezantimi i bërë ,teknologjia e përdorur dhe e zbatuar, zgjidhja e situatës në serë bëri që projekti të vlerësohej me vendin e parë në këtë konkurs.



Nxënësit thanë se kanë përdorur micro: bit, dy pllaka të tilla, dy RL, dy bateri dhe ventilatorin, dhe sistemin e lagështisë. Sensori i lagështisë, mat lagështinë brenda dheut dhe nëse është për shembull 40%, atëherë sensori do t’i japi sinjal micro: bit-it,  që aktivizon RL-n dhe ajo ndez pompën dhe në këtë mënyrë fillon ujitja e serrës. 

Nxënësit gjithashtu thanë se do të vazhdojnë të mendojnë për projekte të tjera kaq të suksesshme. 



Në garën për projektet “Shkollat e shekullit të 21-të” ishin 10 shkolla nga i gjithë vendi. Organizimi u bë nga Këshilli Britanik, Ministria e Arsimit dhe Agjencia e Sigurimit të Cilësisë së Arsimit Parauniversitar.



© Portali Shkollor Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

960 Lexime
4 ditë më parë